LAJMI I FUNDIT:

Punonjësja e një supermarketi në Angli shpenzoi 15 minuta duke i thënë burrit të largonte veturën që nuk ishte e tij

Punonjësja e një supermarketi në Angli shpenzoi 15 minuta duke i thënë burrit të largonte veturën që nuk ishte e tij

Në pamjet e marra jashtë një supermarketi të njohur në Bridlington, East Yorkshire – Angli, një burrë mund të shihet duke qëndruar pranë një punonjësi të inatosur me një bluzë blu.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë një moment kur gruaja i kërkon atij që të largojë veturën e parkuar para dyqanit, për të cilën burri i thotë se nuk i ka çelësat.

“Në vend që të grindeni me mua, lëvizni makinën tuaj që të mund të shkoj dhe të vazhdoj me punën time”, e urdhëron ajo burrin.


“Doni që unë ta lëviz atë makinë?”, thotë ai duke treguar me gisht automjetin e argjendtë.

Ajo përgjigjet: “Po”.

“Por unë nuk kam çelësin e saj”, përpiqet t’i thotë asaj.

Punonjësja e Aldit më pas thotë: “A është makina jote?”.

“Jo”, thotë ai.

Kur e pyetën se e kujt është makina, njeriu i hutuar kuptueshëm qesh, duke u përgjigjur: “Si mund ta di?”.

Më pas ajo e pyet se cila makinë është e tij, me burrin që tregon një automjet në anën e kundërt të parkimit.

Por duke mos dashur të pranojë se e ka gabim, punëtorja vazhdon dhe i thotë se ende duhet të lëvizë makinën që i përket në të vërtetë.

Duket qartë se i lodhur nga debati me të, burri niset për të shkuar dhe larguar veturën e tij.

Sipas gruas që ka filmuar ngjarjen e çuditshme, punëtori e ka mbajtur atë aty për 15 minuta të mira. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori