LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i muzeut gjerman vari pikturat personale pranë atyre të Picasos: Dëshironte të bënte ëndrrën realitet, por tani do ta paguajë ‘shtrenjtë’

Punonjësi i muzeut gjerman vari pikturat personale pranë atyre të Picasos: Dëshironte të bënte ëndrrën realitet, por tani do ta paguajë ‘shtrenjtë’

Historia vjen nga qyteti gjerman, Munich, konkretisht Muzeu i Artit Pinakothek, ku një nga punëtorët bëri diçka të pabesueshme.

Pa kërkuar lejen e askujt, ai vari fotot personale pranë kryeveprave të Pablo Picasso-s dhe Franz Marco-s! Burri i paidentifikuari punonte në departamentin teknik dhe kishte qasje në të gjitha dhomat jashtë orarit të punës.

Ai e përdori këtë privilegj për të shpuar vrima në mur dhe për të varur veprat e tij pranë piktorëve të njohur nga e gjithë bota, raporton odditycentral.


Mbetet e paqartë se sa kohë kanë qenë të ekspozuara, ndërsa për motivin – besohet se 51-vjeçari ka dashur momentin e lavdisë.

Ai e cilëson veten si “artist i lirë”, ndërsa tashmë do të jetë përgjegjës për dëmin material, pra vrimën në mur.

Dënimi me shumë gjasa nuk do të jetë shumë i rëndë, por thuhet se ai tashmë ka humbur punën në muze – dhe i është ndaluar hyrja.

Policia gjermane është ende duke hetuar ngjarjen dhe detajet rreth fotove të varura nuk janë bërë të ditura.

Ky muze është i famshëm për veprat e Pablo Picasso, Franz Marc dhe Oskar Schlemmer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Kalo në kategori