LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët holandezë shpëtojnë paratë nga guaca e tualetit

Punëtorët holandezë shpëtojnë paratë nga guaca e tualetit

Një grua holandeze, e cila rastësisht e ka lëshuar ujin e tualetit me 900 eurot e saj, i ka marrë prapë pasi që punëtorët i kanë nxjerrë ato nga gypat.

Gruaja nga qyteti lindor holandez Oldenzaal sapo i kishte tërhequr 1.000 euro në bankënotën 100-she për t’i shpenzuar për pushimin e saj të planifikuar. Nëntë nga bankënotat i rrëshqitën asaj nga xhepi i prapmë në guacën e tualetit derisa po lirohej.

Kur e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë, ajo thirri këshillin lokal.

"Fillimisht kolegët e mi kujtonin se bëhej fjalë për tallje, por kur e vërejtën se ishte në panik i besuan asaj", ka thënë një zëdhënës i departamentit lokal të ujërave të zeza.


Duke përdorur një mini-kamerë të dizajnuar për të zbuluar bllokime në gype dhe kanale, punëtorët ishin në gjendje të gjejnë nëntë bankënotat, njëra prej të cilave ishte shkuar 15 metra larg shtëpisë.

Gruaja i kishte ‘vjerrur’ bankënotat për t’u tharë para se të nisej për pushim me familjen e saj.