Miyu Kojima 24-vjeçe nga Japonia kryen një punë të pazakontë. Bëhet fjalë për kompaninë “ToDo” që merret me pastrimin e shtëpive të njerëzve që kanë vdekur, raporton Al Jazeera.
Ajo këtë profesion e ka quajtur “kokodash” që në gjuhën shqipe do të thotë “vdekja e vetmuar”, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen është duke u bërë çdo herë e më i shpeshtë në këtë vend që ka një popullsi të plakur. Miyu është femra e vetme dhe më e reja e punësuar në këtë kompani.
“Kryesisht pastroj banesat dhe shtëpitë në të cilat ka ndodhur “vdekja e vetmuar”, por gjithashtu merrem me organizimin e varrimit të tyre”, ka deklaruar kjo vajzë e re e cila me këtë punë merret tash e dy vite.
Ajo pastron shtëpitë e të ndjerëve që kanë qëndruar të vdekur në shtrat nga dy ditë e deri në një muaj, maksimumi tetë muaj. Nganjëherë pastron edhe shtëpitë e atyre që kanë vdekur në spital, që janë vrarë apo kanë bërë vetëvrasje.
Pasi që kufoma largohet nga shtëpia, ajo së bashku me kolegë pastrojnë shtëpinë dhe paketojnë gjësendet personale të ndjerit.
Miyu është e lumtur dhe shpesh buzëqeshet, kurse me këtë punë ka filluar të merret pasi i vdiq babai, me të cilin nuk kishte edhe aq raporte të mira.
“Mendoj se e di nëpër çfarë po kalojnë këto familje, dhe për këtë arsye dëshiroj të jem afër tyre dhe t’ju ndihmoj”, ka shtuar ajo.
Ajo thotë se çdo mëngjes mban takim me kolegët dhe diskutojnë se çfarë do të bëjnë gjatë ditës. Dhe pas detyrave të marra, në “aksion” dalin një ekip prej gjashtë personave.
Punën e përfundojnë rreth orës 15, kurse për një shtëpi të pastruar, fitojnë nga 2.500 deri në 4.200 euro, transmeton Telegrafi.
“Punoj gjithçka nga fillimi deri në fund. Voziti kamion, pastroj, flasë me familjet”, ka shtuar Miyu.
Para se të futet në shtëpinë e të ndjerit, ajo fillimisht lutet që shpirtrat e tyre të prehen në paqe.
Në fillim ajo e kishte të vështirë ta kryej punën, disa skena nuk mund t’i duronte, kurse kjo punë nganjëherë mund të jetë fizikisht e ngarkuar. Por ajo çfarë i duket më vështirë, është të flasë me familjarët e të ndjerit.
Miyu ka pranuar se është problematike të punohet brenda një shtëpie pronarët e të cilëve janë vrarë, pasi që ajri është shumë i rëndë.
Gjatë verës pranon se ka më së shumti punë, pasi që nxehtësia e madhe i bën fqinjët të ndjejnë erë të rëndë që vjen nga shtëpia e fqinjit. Brenda “sezonit së verës” ajo pastron afro 90 banesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!