LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video shokuese rreth vrasjes së aktorit turk, Vatan Sasmaz (Video)

Publikohet video shokuese rreth vrasjes së aktorit turk, Vatan Sasmaz (Video)

Detaje tronditëse publikohen lidhur me aktorin, modelin dhe prezantuesin e njohur turk Vatan Sasmaz, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish e dashura e tij.

43-vjeçari Sasmaz priste një fëmijë nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martua në vitin 2015. Sipas “Hurriyet”, ai e kishte mësuar gjininë e fëmijës në muajin e 5-të të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej.

Ndërkohë, natën e krimit që tronditi Turqinë, ish-modelja Filiz Aker, e cila qëlloi me 4 plumba pas shpine aktorin me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie në vitin 2009, i kishte thënë mbesës së saj se “unë do të jem e lumtur, por lumturia ime mund të mërzisë ty. Duhet të bëhesh e fortë.”


Sipas Dora Ercan, tezja e saj ushqente një ‘dashuri platonike’ për aktorin e njohur turk. Ajo i shprehu ngushëllimet e saj familjes së Sasmaz dhe bëri të ditur se Aker kishe kaluar më parë probleme psikologjike, dhe dy muaj para krimit madje kishte rregulluar edhe varrin e saj.

Lajmi i hidhur ka tronditur thellë edhe botën e showbizzit në Turqi, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Sasmaz.
Mes të tjerëve, Ceyda Dvenci, e njohur si Denizi e serialit “Maral” shprehu hidhërimin e saj pas marrjes së lajmit dhe ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen.

Ndërsa Mustafa Sandal, një ndër këngëtarët më të njohur turq, kujtonte se vetëm tri ditë më parë ishte takuar me prezantuesin e njohur.
Lajmi për vdekjen e aktorit u fut në listën e TT-ve në Twitter, me shumë fansa të shokuar nga lajmi i cili erdhi në kohën që në televizionet turke transmetohej seria e re e një seriali ku luante edhe Sasmaz.

Në videon e mëposhtme, aktori turk shfaqet në kamerat e sigurisë teksa futet në dhomën e hotelit pak para vrasjes. /Almakos/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Magazina
Për ditëlindje, Capital T publikon video me Adrola Dushin dorë për dore në New York

Për ditëlindje, Capital T publikon video me Adrola Dushin dorë për dore në New York

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

“Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit”, G Bani përplaset me Gjestin

Magazina
Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina
Kalo në kategori