LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet: Ushtarët rusë duke vrarë dy civilë ukrainas, para se të plaçkisnin një biznes

Publikohen pamjet: Ushtarët rusë duke vrarë dy civilë ukrainas, para se të plaçkisnin një biznes

Ushtarët rusë qëlluan dy civilë të paarmatosur teksa po largoheshin para se të plaçkisnin një biznes, ngjarje kjo e ndodhur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Dhe CNN thotë se ka siguruar pamjet e asaj që tani po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit në fjalë, të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.


CNN shkruan gjithashtu se ka identifikuar viktimat.

Njëri ishte pronari i një lokali ku shiteshin automjetet ndërsa tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte si roje atje.

Vajza e tij, Julia, nuk mund të shikojë videon e ditës së vdekjes së babait të saj, por ajo po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit rusë.

“Ata janë xhelatët”, ka thënë ajo për CNN. “Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”.

Videoja është verifikuar nga CNN dhe është përpiluar nga një numër kamerash përreth pronës dhe, megjithëse nuk ka zë, pamjet janë të qarta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori