Pse nuk lirohet Ramush Haradinaj?!
Edhe pse kaloi pothuajse një vit dhe rasti i tij është i pari që është kthyer në rigjykim, Ramush Haradinaj edhe sot e kësaj dite po mbahet pa të drejtë në burgun e Hagës. Madje, me gjithë tejkalimin e çdo afati ligjor për mbajtjen në burg pa gjykim, ai atje mbahet disi në mënyrë misterioze, pa asnjë sqarim zyrtar për opinionin, pa kurrfarë arsyetimi ligjor e juridik, dhe pa as një datë të përcaktuar, për mbajtjen e rigjykimit të tij.
Përkundër të gjitha këtyre paqartësive, zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jellaçiq, edhe pas një viti të mbajtjes së tij të padrejtë në Hagë edhe sot e kësaj dite të pa arsyetuar ligjërisht, thotë se edhe më tutje nuk mund të përcaktohen afate për fillimin e rigjykimit, ngase sipas saj çdo gjë u varka nga vendimi i Dhomës së Apelit, edhe pse ka kaluar çdo afat ligjor e juridik për përcaktimin e procedurave të gjykimit, për çka edhe do duhej të lirohej për mungesë provash.
Kryetari i AAK-s dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa të drejtë, dhe pa asnjë njoftim publik, pa arsyetim juridik dhe pa përcaktim date për rigjykimin e tij, përkundër të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare, duke shkel me të dy këmbët edhe të drejtat dhe lirit e tij njerëzore, edhe më tej, mbahet pa asnjë sqarim para opinionit kombëtar e ndërkombëtar, në burgun e Hagës.
Më në fund, sipas deklaratave të Avokatit të tij mbrojtës, Michael O’Reilly, sikur duket një dritë në fund të tunelit edhe për Ramush Haradinajn, ku për Radio Dukagjinin, ai thotë se shpreson që brenda kësaj jave mund të merret vendimi mbi numrin e dëshmitarëve që do paraqiten në gjykim, i cili gjoja na qenka “shkaku i vetëm” për mos fillimin e deritanishëm të rigjykimit.
Pse shtyhet kaq gjatë mospërcaktimi i numrit të dëshmitarëve pasi që ky na qenka shkaku i shtyrjes së fillimit të procesit gjyqësor. A mund të jetë arsyetim bindës dhe i mjaftueshëm “fakti” se pala mbrojtëse kërkuaka që në rigjykimin e Haradinajt të pyeten dëshmitarët e pa pyetur deri më tani, kurse prokuroria insistuaka për thirrjen edhe të dëshmitarëve të cilët kanë dëshmuar me rastin e gjykimit të parë, ani pse Ramush Haradinaj, atë kohë ishte liruar si i pafajshëm?!
Sa vite i duhen Gjykatës së Hagës të vendos për numrin e dëshmitarëve, dhe poashtu sa kohë ka të drejtë ajo ta mbaj të pagjykuar në burgun e Hagës Ramush Haradinajn?! A ka kush interesohet për Ramushin, të pyes për fatin e tij dhe të insistoj për zbardhjen e së vërtetës se për se dhe për sa kohë mund të mbahet ai në këtë mënyrë i burgosur?!
Ç’është kjo mënyrë kaq misterioze e mbajtjes së tij në burgun e Hagës, pse duke mos pasur shkaqe të tjera më serioze, shtyhet me qëllim, marrja e vendimit mbi numrin e dëshmitarëve, vetëm e vetëm që të mos fillojnë seancat gjyqësore dhe Ramushi, në këtë mënyrë të mbahet sa më gjatë i mbyllur në Tribunalin e Hagës?!
Apo janë të vetëdijshëm ata se nëse gjykimi fillon në mes të qershorit, siç shpreson Avokati i tij, ai kësaj radhe, një herë e përgjithmonë do t’i përfundoj sqarimet me Tribunalin e Hagës, pasi që tanimë edhe botërisht dihet se Ramush Haradinaj, është i pari dhe i vetmi deri më tani, që është rikthyer për rigjykim, dhe përkundër mungesës së fakteve, mbahet pa të drejtë dhe pa asnjë sqarim për opinion në burgun e Hagës.
Si qeveria ashtu edhe juristët shqiptarë (të cilët sikur nuk ekzistojnë) kurrë nuk e ngritën zërin në mënyrë të organizuar për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe njerëzve të devotshëm të saj, e në këtë rast as për mbrojtjen e ish Kryeministrit të vendit, madje ata as nuk kërkuan ndonjëherë në mënyrë publike, lirimin apo të paktën rigjykimin e Ramush Haradinajt, edhe pas një viti të mbajtjes së tij pa asnjë sqarim në Tribunalin e Hagës.
Mjerisht në jetën e vrazhdët të kësaj bote, krijohet përshtypja se nuk ka drejtësi për të gjithë, ngase derisa kriminelët serb shëtisin të lirë dhe bëjnë ligjin në veriun e Kosovës, Ramushi mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës së politizuar. Ndaj, i vetmi ngushëllim na ka mbetur të shpresojmë se Historia jonë, të paktën ajo, nuk do ta harrojë kontributin e tij dhe flijimet e familjarëve të tij për çështjen kombëtare. Shpresojmë që Ramush Haradinaj do ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë dhe t’i kthehet Familjes dhe Kosovës së tij, fitimtar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker