LAJMI I FUNDIT:

Pse ikin të rinjtë?

Pse ikin të rinjtë?
Ilustrim

Ecin rrugës tre pleq, tre profesorë, pensionistë të vetmuar.

– Po pse po ikin këta djemtë e rinj? – pyesin e përgjigjën vet. Më shumë duken sikur flasin vet me veti.

– Tash 25 vjet jemi të lirë? –thotë Shyti!


– Mirë boll, ia pret Kapreçi.

Grremçi ka punuar çdo lloj pune gjatë jetës, por nuk ka arritur të kuptoj çka është shteti as tash kur i ka mbushë tetëdhjetë vjet jetë. Ai shikon përditë duke shkuar në çajtore të qytetit dy pleq, profesorë të dikurshëm, edhe ata moshatarë të tij. Zakonisht i ngacmon sa për të qeshur me jetën e tyre që kanë kaluar. Çdo gjë që kanë provuar me lëkurën e tyre, Shyti dhe Kapreçi, ka provuar edhe Grremçi. Qe të tre, në shenjë dëshpërimi, jo pak herë tallen me emrat dhe profesionin e vet.

– E mban mend ti Shyt, kur ishim student sa shumë dëshirë kishim ta mbarojmë shkollimin dhe të gjejmë punë diku, për të pasur një rrogë mujore. e pyet shokun Kapreçi!

– E mbaj mend mirë o Kapreç, kur patëm gjetur një banese të vogël skaj qytetit dhe sa shumë qemë gëzuar, shton Shyti. Nuk kishte në atë dhomë as shtrat as kurrfarë shtrojash a mbulojash. Shkuam të pronari, te dera e shtëpisë së re të tij. Ai na tregoi se qiranë duhet ta parapaguajmë çdo muaj, që domethënë duhet t’ia thajmë lekët përpara. Ashtu bëmë! U vendosëm në një dhomë katër veta. Kishim aty edhe një korridor ku mund të kyçnim një resho për të përgatitur ushqim. Në dhomën përballë banonin edhe katër studentë të tjerë.

– Të nesërmen shkuam në tregun e plaçkave dhe blemë nga një shtrat me tela metalik dhe dyshek e mbuloja nga më të lirat që mund të gjendeshin në tregun e plaçkave të përdorura për shumë kohë.

Sa u gëzuam që kishim ku ta fusim kokën për të vazhduar mësimin pa pasur kasavet se ku do ta bëjmë gjumin. Ashtu e mbaruam fakultetin. Sa shumë lakmonim të gjenim punë në qytet, pa menduar më larg në të ardhmen.

– Po ja që, pasi mbaruam me kohë fakultetin, ndodhi që të gjejmë edhe punë në qytet. Filluam punën të dy.

– E ke parë ore Shyt se as punësimi nuk na solli qetësi. U martuam të dy kur nuk kishim siguruar as kushtet elementare për jetë. Morëm të dy banesa me qira. Për banesa të mira as që bëhej fjalë. Strehimi më i lirë asokohe ta merrte gjysmën e pagës mujore. Me gjysmën tjetër mund të jetonim sa për të mbetur gjallë, siç thotë populli.

– Ku me ditë more Kapreç si ecnin punët. Shpresat nuk i kemi humbur asnjëherë. Mendonim se një ditë edhe mund të blejmë ndonjë kasolle në periferi të qytetit. Për të blerë banesë në qytet, për ne akoma ishte punë që nuk prekej dot. Kaluan shumë vite dhe fëmijët tanë u rritën. Erdhi koha që edha ata të martohen.

– A po të kujtohet Shyt kur na u dha mundësia me marrë kredi nga banka me deponim të shumës DM në raport 2/1. Kështu vendosem të hymë në lojën e kredive. As nuk na shkonte mendja se sa do të na kushtonte kjo punë.

– Ti Kapreç gjete një kasolle në rrugën e rabaxhinjve. Ajo kasolle dukej krejt e braktisur, plot bërllok dhe pa asnjë pëllëmbë toke jashtë mureve të saj me çatma.

– Pasi more kredinë, paga jote Shyt ra në zero. Mbaheshe vetëm nga puna që bënte shoqja juaj me grep apo me vek. Ti e di që kur shkove në komunë për të kuptuar se a mund ta përktheje mbi vete atë kasolle, të patën thënë se as ai pronari që ta ka shitur nuk e ka përkthye kurrë mbi vete. Dhe e ke parë praktikisht se me ato kushte kur u vendose me familje, kaloje jetë qeni. Komuna asokohe as që merrej me përkthimin e atyre pronave që shiteshin nga tri e katër herë. Njerëzit kishin nevojë të shesin e të blejnë diçka. Kishim nevojë edhe unë e ti të blejmë një kasolle apo truall ku mund të kishin konak së paku fëmijët tanë.

– Po ku i hante palla komunarëve se në çfarë kushtesh po jetonim. Për ndërtim të ri as që bëhej fjalë, pasi nuk mund të merrje leje ndërtimi as për njëqind vjet. E di ti mirë more Shyt kur vendose të bleje tullat për të ndërtuar dy dhoma mbi ato themele të kasolles. As që mund të pretendoje të dije vijat e tokës, pronë e cila duhej të ishte në emrin tënd.

– Ti more Kapreç nuk arrite të blije ndonjë kasolle afër qyteti, por gjete një kasolle goxha më larg. Dukej sikur nuk kishe mësuar asgjë fare nga peripecitë e këtij shokut tënd Shytit. Kasollja që bleve me dy ” kredi të buta”, ta solli rrogën mujore në zero, dhe ti si një taravol që nuk mësove asgjë nga shoku yt, gëzoheshe sikur një budalla që bleve atë kasolle që e quaje shtëpi, por shtëpi nuk ishte. Sa kohë jetove me qira, paguaje qira. Tash kur bleve kasolle, pa kurrfarë mundësie që ta përktheje atë pronë të gjorë, pasi ajo kishte kaluar nëpër duart e pesë palëve deri te ti, as që mund të mendoje të ndërtosh diçka me leje ndërtimi në afërsi të qytetit që po rritej përditë.

– Epo, more Shyt, e ke pa se asnjë diplomë fakulteti nuk na solli rehati gjatë gjithë kohës sa punuam.

– O Kapreç! E di ti kur shkoi Shyti në komunë për të pyetur se si mund të ndërtonte dy dhoma në vend të kasolles që kishte blerë, ai sekretari i urbanizmit nuk e la as ta hapi gojën. Pastaj ore Shyt fillove të hulumtonte ndonjë lidhje për të intervenua anash mos po i bie në fije se kush kishte qenë pronar i parë i atij trualli gjysmak ku ishte ndërtuar ajo kasolle. Ashtu more Shyt edhe pate gjetur një lidhje të largët. Daja yt që ishte shef i arkës së postës qendrore të asaj kohë, njihte një punëtor të administratës së kadastrit, ma origjinë nga një komunë tjetër.

– A e mban mend more Shyt çka tha ai ( dihet me emër).

Na jep një drekë të mirë në restorantin “Qengji” mua dhe katër shokëve të mijë, vetëm për të gjetur e për të shikuar vizatimet e parcelave të trojeve e kasolleve të qytetit nga viti 1952?. Besoje Shyt se ashtu e zgjidhë problemin! Dhe pastaj ti i garantove përmes dajës së do tua jepje dreken që kërkuan vetëm për të shikuar atë hartë vizatimesh me dorë të atyre që kishin bërë skicën e qytetit në vitin 1952 në letër HAMER.

– I pate tregua të gjithë shokëve në punë për këto peripeci. Atë ditë shtrove drekë me mish qengji për gjashtë veta ne restorantin “Qengji”, që të kushtoi 100DM.

– E mban mend Shyt kur ai punëtori i gjeodezisë të tha; nëse mundesh ndërto diçka mbi ato themele të kasolles, se sa për leje, as mos shpreso. E di, të pat thënë ai i kadastrit që nëse arrini ta ndërtoni ilegalisht, nuk mund ta prishin sepse krejt ato objekte që janë ndërtuar deri atë vit(1952) kanë të drejt ndërtimi mbi themele të moçme.

– Ashtu, ti more Shyt u gëzove dhe pagove një qengj të pjekur për fjalë goje pa asnjë shkronjë në letër. A e di ti more profesor Shyti si e ndërtove shtëpinë krejt me copa, kryesisht natën dhe gjatë dimrit kur ishte moti i lig, vetëm e vetëm mos më të gjetur inspektoret dhe pastaj me ta rrënuar sepse ishte pa leje dhe pa kurrfarë dokumenti.

– A e mban mend kur e bleve atë kasolle ishim katërmbëdhjetë veta dëshmitarë dhe pasi u vendose me familje në atë kasolle, erdhën komunarët për të kërkuar tatimin për pronë dhe e ke pa se ai që ta shiti, nuk kishte paguar tatim për pesë vjet rresht. Krejt i pagove ti. Ai pronari që ta shiti nuk kishte paguar as energjinë elektrike as ujin për vite me radhë. Brenda javës erdhën ata të rrymës dhe deshën me ta ndërpre lidhjen, por ti pagove krejt shumën që kishte lënë ai që ta shiti atë kasolle. Pagove edhe ujin që nuk e kishte paguar shitësi i kasolles për vite me radhë. Shtëpia kasolle nuk kishte as lidhje telefoni por një fqinj ta dha mundësinë për lidhje me DYSHE.

Sa vjet i kanë sot Shyti e Kapreçi?

Afër tetëdhjetë vjet ka secili prej tyre por nuk arritën të legjitimojnë kurrë as vetën as shtëpitë ku jetojnë edhe sot. Po çfarë ndodhë me tatimet e tyre.

Shyti dhe Kapreçi janë njerëz të ndershëm. Kanë paguar çdo tatim prej kur kanë filluar të punojnë, fill pasi kanë mbaruar studimet e deri sot kur janë pensionistë. Ata qeshin sa herë komunarët ua dërgojnë letrat për pagesën e tatimeve! I paguajnë çdo herë taksat e tatimet dhe qeshin.

Shyti e Kapreçi, sa herë thonë se shteti do iu ndihmojë (subvencionojë) qytetarët për izolimin e shtëpive, ata nuk kanë leje ndërtimi, ata as nuk i kanë mbi vete këto shtëpi që i kanë blerë me njëqind peripeci dhe as nuk ka nevojë të humbin kohë me letra pasi ata paguajnë çdo tatim, por nuk kanë letër për shtëpinë e tyre..

Interesant kjo punë!

Mendon Grremçi për jetën e vet e të shokëve të vet që kanë fatin e njëjtë me shumë të tjerë dhe nuk sheh zgjidhje. Lakmon i shkreti të merr ndonjë ndihmë nga shteti për të izoluar shtëpinë e rrjepur pa lye kurrë, por nuk ka ku të gjej shpresë, pasi letër nuk ka. Parcela ku ka ndërtuar shtëpinë figuron në emrin e dikujt të cilin nuk e njeh askush, dikujt që e ka shitur para pesëdhjetë a më shumë vjetësh. Profesor Shyti s’ka pse lodhet me letra. Të treve; Shytit, Kapreçit dhe Grremçit moti u kanë ikur edhe fëmijët jashtë shtetit. Edhe ata kur mbaruan fakultetin e panë që baballarët e tyre, thjeshtë po jetonin ilegal në shtëpitë e tyre. Edhe fëmijët e Shytit, Kapreçit e Grremçit menduan se nuk mund të ndërtojnë as të meremetojnë asgjë në shtëpitë e tyre. Ikën fëmijët e tyre që kishin mbaruar fakultetin. Edhe ata filluan të mendojnë se kurrë nuk do të mund të jenë qytetarë legal në shtëpitë e tyre.

Grremçi kur ndahet nga Shyti e Kapreçi vazhdon t’i kthehet studimeve të historisë së tapive të mbretit e të kralit, por asnjë konkluzë nuk e nxjerrë nga fundosja në labirintet e historisë.

Mendon e imagjinon ushtrinë osmane si mund të ketë zgjidhur punën e pronave të njerëzve të kësaj toke? Si ua ka falur bejlerëve e agallarëve gjithë malet e fushat, që nga popullata vendore quhej e askujt (utrinë). Mendon Grremçi si ishin vrarë mes veti të parët tanë për bjeshkë e kullosa, pa arritur t’i ndajnë asnjëherë, ndërsa Sulltani i kishte ndarë me shpatë përnjëherë. sa qel e mbyll sytë.

Edhe krajli serb i kishte ndarë male e fusha për kolonët që kishte sjellë dhe vendosur pa pyetur njeri dhe secilit ia kishte lëshuar në dorë vendimin për pronën.

Agallarët e bejlerët u bënë pronarë edhe të maleve e lumenjve, por profesorët; Shyti, Kapreçi e Grremçi nuk bëhen dot pronar të shtëpive të tyre edhe pse i blen si duhet por nuk arritën të gëzojnë as vetën as fëmijët, të cilët ikën e po ikin nga frika se mund të mbesin ilegal në shtëpitë e tyre gjatë gjithë jetës.

Djall o punë duket kjo çështje, mendon e flet vet me veti Grremçi. Ec e merre vesh se çka është shteti e çka shteti juridik.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori