LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për refuzimin në debatet me kundërkandidatët

Kurti flet për refuzimin në debatet me kundërkandidatët
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpjeguar se pse ai nuk po pranon të ballafaqohet në debate publike me kandidatët për kryeministër nga partitë tjera, që janë në garë për shef qeverie.

“Së pari këto janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum, ku shumica popullore do të bëhet shumicë parlamentare dhe jemi në pozitën kur shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur se tani. Besoj që gara për vendin e dytë, është krejtësisht ndryshe”, tha LVV në Debat Pernime.

Sipas tij, gara tashmë është për vendin e dytë, prandaj ai nuk do të debatoj me kundërkandidatët.


“Ata (politikanët tjerë), nuk kanë thënë që shteti është i kapur, nuk kanë thënë që zgjedhjet janë referendum dhe kurrë nuk ka qenë një situatë sikur tani. Kosova është në udhëkryq ku mund të dështoi si shtet, nëse nuk e bënë ndryshimin që e donë qytetarët”, tha Kurti.

“Ne gjithmonë kemi qenë ata që kemi bë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënim kundër atyre, sikur ata, multimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për tu kthyer në qeverisje”, deklaroi ai.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se sa zëvendësministra e ministra do t’i këtë qeverisja e tij nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në qeverisjen që e patëm, i patëm 15 ministri. Do të kishim synuar edhe më pak por nuk do të jetë rasti, për secilën ministri nuk do të kemi më shumë se dy zëvendësministra”, tha Kurti.

Albin Kurti së bashku me ekipin e tij, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista ‘Vjosa’, sonte janë të ftuar në DebatPernime.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori