Partia Socialdemokrate ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
PSD përmes një reagimi publik ka thënë se Kurti refuzoi të bëhet pjesë e procesit për dialog me Serbinë për shkak të frikës, transmeton Telegrafi.
“Mungesa e një projekti në rrafshin politik, në raport me dialogun me Serbinë dhe në rrafshin ekonomik, për zhvillim të vendit, ishin dy shtyllat problematike në Qeverinë Kurti. Retorika nuk është plan qeverisës. Vetëm shpikja e betejave meskine është ajo për çfarë do të mbahet mend Kurti në qeveri. Në këtë mënyrë, ai i priu rrëzimit të tij”, thuhet në reagimin e PSD-së, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë:
“Kurti ra. Kaq shkurt sa qëndroi, mjaftoi që ta tradhtonin dëshirat. Protagonizmi u shfaq në krye të herave. Por protagonizmi mori përmasa të rrezikshme kur u pa mungesa e vizionit dhe guximi për të vepruar në raport me dialogun me Serbinë, duke u fshehur pas çështjeve dytësore, pandershëm.
Argumenti i tij kryesor se marrëveshja me Serbinë është e dëmshme prandaj kuvendi e shkarkoi, nuk e shpjegon ikjen e tij. A nuk është pikërisht kjo arsye për të shkuar në dialog, tek e mbrama si një akt subverziv? Kanosja nga një marrëveshje e dëmshme është arsye për të qëndruar, jo për të ikur. Pozita e tij institucionale ishte ideale. Por jo. Kurti refuzoi të bëhet pjesë e procesit për dialog me Serbinë, jo për shkak të llojit marrëveshjes, e as për Kosovën, por vetëm për shkak të protagonizmit prapa të cilit fshihej frika.
Kurti trashëgoi një temë tejet të rëndësishme. Braktisi temën më të gjatë të aktivizmit të tij politik. Kurti zgjodhi ta luante populistin. Teksa fliste për zbulime të dokumenteve dhe krijonte konflikte me Thaçin ai dukej anakronik. Konteksti politik dhe dinamikat në raport me SHBA kërkonin një ndërmarrje serioze nga kryeministri Kurti. Tutje, çfarëdo dëmi eventual në marrëveshje që do ta dialogojë Kosova me Serbinë, përgjegjës do të mbahet edhe Kurti. Kundërshtimi i marrëveshjes nga pozita e kryeministrit do të ishte detyra e tij. Por për këtë duhet guximi që ai nuk e pati.
Mungesa e një projekti në rrafshin politik, në raport me dialogun me Serbinë dhe në rrafshin ekonomik, për zhvillim të vendit, ishin dy shtyllat problematike në Qeverinë Kurti. Retorika nuk është plan qeverisës. Vetëm shpikja e betejave meskine është ajo për çfarë do të mbahet mend Kurti në qeveri. Në këtë mënyrë, ai i priu rrëzimit të tij.
Paqja mes popujve dhe zhvillimi ekonomik do të duhej të ishte prioriteti i qeverisë së dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit. Nuk ishin as njëra as tjetra. Pse do të duhej të qeveriste? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri