Partia Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të shpallur zonë karantine Komunën e Prizrenit.
PSD-ja thekson se Kosovës i duhet njerëz që e shohin ligjin para shefit, sepse sipas tyre, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është “instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin”.
“Sot u kuptua ajo që shumëkush e kishte ditur në momentin e skadimit të masave të para antikushtetuese. Të njëjtën ditë u shpallën masat e reja. Antikushtetuese me qëllim. Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se shpallja e Prizrenit zonë karantine shkel nenin 55 të Kushtetutës (Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore), dhe nenin 35 (Liria e Lëvizjes). Duhet përsëritur sërish se shkelja e Të Drejtave dhe Lirive Themelore është shkelja më e rëndë e Kushtetutës. Kësaj here, shkelja e bartë firmën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por të gjithe e dimë se ky i fundit është instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin. Kosovës i duhen njerëz me integritet që e shikojnë ligjin para shefit. Buzëqeshja pastaj mirësevjen”, thuhet në këtë reagim.
Në këtë reagim PSD-ja shprehet se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese tërheq vërejtjen se Kuvendi ka qenë i detyruar nga Aktgjykimi i parë të nisë plotësim/ndryshimin e ligjit ekzistues, meqë rast i bën përgjegjës të gjithë për këtë.
“Me këtë rast Kuvendi ka dështuar në kryerjen e detyrave të tij Kushtetuese. Secili deputet është përgjegjës për këtë, duke filluar nga Vjosa Osmani. Pikat 15,16,17 e 18 të arsyetimit flasin vetëm për një gjë: përpjekja kërcënuese që Kryeministri Kurti ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese duke ndërhyrë në punët e saj. Për të gjithë ata që këto shkelje i arsyetojnë me qëllimin e mirë të luftimit të pandemisë, Gjykata i ka rikujtuar Qeverisë Dokumentin Informativ të Këshillit të Evropës SG/Inf(2020)11 të datës 7 prill 2020. Ky dokument tërheq vërejtjen për ruajtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe Të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. I rëndë dhe i papranueshëm është fakti që Kosova është bërë pjesë e listës së vendeve që ka cënuar Të Drejtat e Njeriut, dy herë me radhë, qëllimisht”, thuhet në këtë reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar