LAJMI I FUNDIT:

PSD pas ngritjes së aktakuzave për strukturat e UÇK-së: Secili që sadopak i ka kontribuar themelimit të kësaj gjykate, ka përgjegjësi historike

PSD pas ngritjes së aktakuzave për strukturat e UÇK-së: Secili që sadopak i ka kontribuar themelimit të kësaj gjykate, ka përgjegjësi historike

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj strukturave të UÇK-së.

PSD në reagim thotë se secili që ka guxuar ta luftojë Serbinë është i dyshuar.

“Sot që po i shohim pasojat e rënda për të tashmen dhe të ardhmen, na duhet mbrojtje e pa rezervë për UÇK-në, por jo solidaritet i viktimës. Kjo Gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015. Secili që sadopak i ka kontribuar themelimit të saj ka përgjegjësi historike. Momenti tjetër është ai i vitit 2017 kur iniciativa në Kuvend po e kërkonte zhbërjen e saj. Në këtë moment, vajtuesit e para dy viteve i pamë e i njohëm. Po e shohim edhe sot që kundërshtimi i tyre është thjesht strategji për pushtet”, thuhet në reagimin e tyre.


Reagimi i plotë:

Gjykata Speciale e ka në shënjestër luftën për liri. Aktakuzat e kanë bazë dyshimi vetë strukturën e UÇK-së. Ato fillojnë me drejtuesit politikë të Shtabit të Përgjithshëm, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqit, për të vazhduar me Kadri Veselin e Rexhep Selimin, anëtarë të shtabit. E dimë po ashtu se në proces janë komandantët e zonave, e deri tek brigadat e batalionet. Në fakt, secili që ka guxuar ta luftojë Serbinë është i dyshuar. Secilit që i shkon mendja nesër ta bëjë këtë duhet të frikësohet.
Sot që po i shohim pasojat e rënda për të tashmen dhe të ardhmen, na duhet mbrojtje e parezervë për UÇK-në, por jo solidaritet i viktimës. Kjo Gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015. Secili që sadopak i ka kontribuar themelimit të saj ka përgjegjësi historike. Momenti tjetër është ai i vitit 2017 kur iniciativa në Kuvend po e kërkonte zhbërjen e saj. Në këtë moment, vajtuesit e para dy viteve i pamë e i njohëm. Po e shohim edhe sot që kundërshtimi i tyre është thjesht strategji për pushtet.
Institucionet e vendit nuk mund të fshihen nën frazat e korrektësisë se ndarjes së pushtetit. Pushtet në demokraci vërtetë balancohen reciprokisht. Sigurisht që gjyqësori është autonom në punën e tij. Por, asnjë Gjykatë, as Gjykata Speciale nuk mund të jetë e pavarur nga shteti dhe jashtë kornizës së tij. Kjo që po ndodh me Gjykatën Speciale është heqje dorë nga shtetësia dhe dorëzim i sovranitetit. Ajo po funksion pavarësisht skadimit të mandatit kushtetues. Madje duke ia interpretuar mandatin vetes, po i jep vetes atribut legjislativ. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës rrin dhe e shikon qiellin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori