LAJMI I FUNDIT:

PS: Ilir Meta gënjen për të vazhduar vjedhjet

PS: Ilir Meta gënjen për të vazhduar vjedhjet

Socialistët reaguan pas deklaratave të Metës pasditen e të martës, duke i konsideruar si gënjeshtra gjithçka që ai tha në lidhje me videon.

Anëtarja e asamblesë së PS-së, Megi Ajtyreza, u shpreh se shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri .

“A e shihni shqiptarë Koalicionin e Video turpit? A e dëgjoni zëvendësin e Saliut sesi do të vazhdojë të vjedhë bashkë me Saliun duke thënë përditë rrena më të mëdha? A është me të vërtetë kjo qeveria që meriton ky popull? Kurrë një shqiptar që ka respekt për veten e që do vendin e vet s’mund të pranojë se ky pushtet hajnish, vrasjesh e rrenash është qeveria që meriton”, tha ajo.

Në këtë kontekst, Ajtyreza shtoi se opozita do të vazhdojë protestat, “për një vend ku qeveria varet prej popullit jo populli prej qeverisë”. /Telegrafi/