LAJMI I FUNDIT:

Prudentino, Nishani firmos ekstradimin

Prudentino, Nishani firmos ekstradimin

Pak ditë pasi gjykata e Vlorës i tha “po” ekstradimit të Albino Prudentinos drejt Italisë, për llogari të një procesi gjyqësor të hapur në këtë vend, ministri i Drejtësisë firmosi të premten ekstradimin e të shumëkërkuarit nga drejtësia italiane.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, pas firmosjes së ekstradimit nga Bujar Nishani, autoritetet shqiptare janë në pritje të përgjigjes nga pala italiane.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekstradimi do të kryhet brenda datës 12 janar. Albino Prudentino u arrestua në shtator të 2010-ës në qytetin e Vlorës, ku dhe zhvillonte bizneset e tij prej disa muajsh.

Prudentino akuzohet si një prej drejtuesve të organizatës kriminale Sacra Corona Unita. Gjykata e Lecces e akuzon Prudentinon për bashkëpunim kriminal të tipit mafioz, trafik droge dhe grabitje në rrethana rënduese.


Ndërkohë, në Shqipëri pas arrestimit të tij, prokuroria nisi një sërë verifikimesh mbi pronat e italianit, por rezultoi se ai nuk kishte asnjë pronë në vendin tonë, përveçse disa bizneseve të marra me qira nga shtetas shqiptarë.

Sidoqoftë, në lidhje me këtë çështje prokuroria ka nisur hetimet për pastrim parash në Shqipëri, dhe mes tre italianëve janë nën hetim edhe shtetas shqiptarë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori