LAJMI I FUNDIT:

Provon të marrë kesh 360 miliardë dollarë

Provon të marrë kesh 360 miliardë dollarë

Një i ri nga Teksasi është arrestuar në një bankë pasi ka provuar të merr 360 miliardë dollarë kesh me një çek falsë.

Punëtorët në bankën Chase në Fort Worth të Teksasit, kishin filluar të dyshonin kur kishin parë çekun i cili kishte një numër dymbëdhjetëshifror, 360,000,000,000 dollarë, dhe pastaj e kishin thirrur menaxherin e llogarive.

Sipas “Star-Telegram”, Fuller është arrestuar për mashtrim dhe për shkak të mbajtjes së një arme pa leje dhe posedimit të marihuanës.

Një grua, e cila kishte pohuar se i dyshuari 21-vjeçar, Charles Ray Fuller, ishte i dashuri i vajzës së saj, ka thënë se ai nuk kishte pasur për qëllim që t’i merrte paratë.


Në veturën e patrullës policore, Fuller kishte thënë se ai dëshironte ta hapte një studio incizimi, ndërsa për ta bërë këtë paratë (çekun) ia kishte dhënë nëna e të dashurës së tij.