Provokimi i nënave
Në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur edhe pas njëmbëdhjetë vitesh pritjeje, të dëshpëruar dhe me lot në sy, kishin vajtur në Kryeqytet që për herë të tretë gjatë këtyre njëmbëdhjetë viteve të gjata të pritjes në rrethojat e Kuvendit të Kosovës të bëjnë ripërtëritjen e fotografive të venitura të bijve të tyre të pagjetur.
Familjarët e personave të pagjetur ndiheshin të dëshpëruar thellë edhe për shkak të heshtjes së institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që gjatë gjithë kësaj periudhe pritjeje dhe dëshpërimi, nuk kanë bërë aq sa duhet për të mos thënë asgjë rreth zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre, të cilët të gjithëve na mungojnë.
Madje aq më keq, sikur të mos mjaftonin vuajtjet e përlotshme të nënave nga pritja e stërzgjatur për të marrë një lajmë për fatin e bijve të tyre, derisa me 28 gusht familjarët e të zhdukurve nga të gjitha komunat e Kosovës, edhe nga Gjakova, në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kishin ardhur në Prishtinë, për ripërtëritjen e fotografive të vjetruara e të rrahura nga koha e gjatë e pritjes së më të dashurve të tyre në rrethojat e Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtën ditë dhe kohë bashkësia ndërkombëtare kishte organizuar një vizitë për ish kriminelët-serbë të Komunës së Gjakovës gjoja “për meshë, për t’iu lutur Zotit”, me duart e tyre të përgjakura që ende u pikojnë gjak shqiptari nga të vrarët dhe kidnapuarit në Gjakovë e rrethinë dhe anë e mbanë Kosovës.
Kriminelët gjakatarë me përcjelljen e hijes së vdekjeve, shtuan edhe një herë më shumë dhimbjet e nënave shqiptare duke lënduar plagët e pritjes së tyre të gjatë mbi njëmbëdhjetë vjeçare për marrjen e një lajmi mbi fatin e bijve të zhdukur. Dhe shih për këtë bashkësia ndërkombëtar në vend se të përpiqej seriozisht, pas kësaj pritjeje të gjatë maratonike për kthimin e bijve ende të pagjetur, ajo kthen autorët e krimit, kthen kriminelët me duart e tyre të përgjakura në vendin e krimit, tanimë gjoja për tu lutur në një “kishë” e cila atëbotë shërbente si vend i planifikimit për shfarosjen e banorëve autokton shqiptar dhe ishte pikënisje e të gjitha aksioneve barbare për vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve, ku nga ta vetëm në Gjakovë numërohen edhe 726 të zhdukur.
Mbi 1860 të zhdukurve shqiptar nga mbar Kosova edhe pas kaq vitesh pritjeje, familjet e as Kosova nuk arritën t’iu bëjnë as varr nga mungesa e trupave të tyre, e që do dëshironim të na ktheheshin të gjallë, pas aq shumë vdekjesh që kanë pësuar shqiptarët dhe Kosova. Dhembja shqiptare, edhe sot e kësaj dite nuk venitet, edhe pse ka kohë që i vetmi ngushëllim ka ngelur rituali i përvajshëm për të afërmit e vrarë dhe të zhdukur në ditë- kujtimet e hidhura, duke vënë lule dhe ndez qirinj pranë varreve gjysmë të zbrazura, të atyre që u gjetën, por duke vuajtur përherë e më rënd edhe për ata që edhe pas 11 vitesh pritjeje, ende nuk u zbardh fati i tyre, përkundër kërkesave të pareshtura për zbardhjen e fatit të të pa gjeturve, të të vrarëve dhe kidnapuarve shqiptarë nga dora e kriminelëve serb!
Rastet e tilla sa janë të veçanta aq janë edhe të dhimbshme dhe të rënda pesha e të cilave jo vetëm se është e rënd dhe e pa durueshme, por vuajtjet e shkaktuara nga kriminelët serb, as nuk harrohen kurrë derisa të jenë gjallë ata që i presin dhe kujtojnë të afërmit dhe familjarët e tyre të vrarë e të zhdukur, të cilët do mbeten dhembje e pa shëruar edhe për brezat e ardhshëm për gjithë Kosovën, vuajtje këto që njerëzit edhe në varr do t’i marrin me vete. Por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, të çudit fakti se si mu një ditë para Ditës Ndërkombëtare për të Zhdukurit, kriminelët nën mbrojtjen ndërkombëtare ia kishin mësyrë vendit të krimit në Gjakovë.
Organizata e nënave dhe familjarëve të të pagjeturve “Thirrjet e nënave”, me fuqinë e sajë të mekur nëpër vite, reagoi e vetme, por me shumë të drejtë kundër vizitës së kriminelëve serbë në Gjakovë! Ngase për familjarët e të pagjeturve edhe pas njëmbëdhjetë vitesh, plagët e hapura të luftës po lëndohen rënd edhe një herë më shumë nga këto vizita tendencioze kriminelësh, të cilët kishin zgjedhur vendin e krimit, për të mbajtur edhe “meshë dhe lutur zotin e tyre” në emër të të cilit vranë e kidnapuan mijëra shqiptarë të pa fajshëm trupat e të cilëve për njëmbëdhjetë vite me radhë kush e di se në çfarë gjendje dhe vendi, fshihen diku nëpër Serbi.
Ky provokim është i dyti me radhë nga vizita të tilla, i cili nxiti reagim të ashpër të shoqatës “Thirrjet e nënave” ngase të gjithë serbët që kanë jetuar në Komunën e Gjakovës dihet botërisht se gjatë luftës që të gjithë jo vetëm se ishin të armatosur dhe mobilizuar por edhe kanë udhëhequr aksionet kriminale për vrasjen dhe kidnapimin e shqiptarëve të pa fajshëm ku me fajin e këtyre kriminelëve, Komuna e Gjakovës ka pësuar më së shumti gjatë luftës në Kosovë, me 750 të vrarë dhe 726 të zhdukur, për fatin e të cilëve as sot e kësaj dite asgjë nuk dihet.
Ndaj familjarët e të pagjeturve, kërkojnë me shumë të drejtë që të kursehen nga rëndimi i mëtejmë i dhembjeve të tyre shpirtërore dhe ri lëndimi i plagëve të pritjes së gjatë për më të dashurit e rrëmbyer, të vrarë e të zhdukur.
Nënave të të pagjeturve dhe familjarëve të tyre, tashmë pas një pritje kaq të gjatë mbi njëmbëdhjetë vjeçare, nuk u ka mbetur shumë besim në institucionet vendëse dhe me të drejtë dyshojnë edhe në institucionet ndërkombëtare, se vërtetë-ato, janë të interesuara që ta zgjidhin këtë problem… Por, megjithatë të gjitha nënat dhe familjarët e të zhdukurve kërkojnë edhe një herë me ngulm që të zbulojnë dhe sqarohet fati i mbi 1860 shqiptarëve të pagjetur, të vrarë dhe kidnapuar në luftën e para njëmbëdhjetë viteve kur fati i tyre u kthye në ankth të pritjeve të pa fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker