LAJMI I FUNDIT:

Provokimet e Berishës dështuan

Provokimet e Berishës dështuan

Socialistët theksuan të shtunë se provokimet e kryeministrit Sali Berisha dështuan me homazhin e së premtes. Deputetja, Englantina Gjermeni, është shprehur se në protestën homazh, të gjithë panë mesazhin e mirë që përcolli për të gjithë botën.

“Ky homazh përbën mesazhin më të mirë që shqiptarët mund t’i përcjellin një bote të shqetësuar për situatën në vendin tonë. Një botë e tërë pa dje se pavarësisht provokimeve, kërcënimeve dhe sforcimeve të Sali Berishës, shqiptarët treguan se protesta e tyre paqësore e dinjitoze nuk ka për t’u ndalur”, tha Gjermeni.

Deputetja e opozitës kërkoi nga drejtësia që të bëjë punën e saj për të nxjerrë para ligjit ata që vranë tre demonstruesit.

“Homazhi i djeshëm ishte edhe një thirrje që drejtësia në Shqipëri të bëjë punën e saj, e sigurt se ka mbështetjen e çdo qytetari, për të nxjerrë para ligjit ata që vranë dhe plagosën shqiptarët”, tha Gjermeni. /Telegrafi/