LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë familjarët e viktimave të Gërdecit

Protestojnë familjarët e viktimave të Gërdecit

Familjarët e 26 viktimave të shpërthimit në Gërdec protestuan të mërkurën në Tiranë nga sheshi Nënë Tereza deri tek ndërtesa e kryeministrisë. Familjarët kërkojnë që gjykimi ndaj personave të përfshirë në këtë çështje të zhvillohet çdo ditë dhe të vihet drejtësia në vend.

Ata kërkojnë gjithashtu që tu jepen pensionet e premtuara. Gjykimi i çështjes Gërdeci është shtyrë dhjetëra herë deri tani, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shprehur shqetësimin lidhur me menaxhimin e këtij procesi dhe shtyrjet e njëpasnjëshme. /Telegrafi/