LAJMI I FUNDIT:

Protestë e punëtorëve të “11 Oktomvri” para Qeverisë së Maqedonisë

Protestë e punëtorëve të “11 Oktomvri” para Qeverisë së Maqedonisë

Të punësuarit e “11 Oktomvri-it” sot protestuan para Qeverisë duke shprehur pakënaqësi nga, siç thonë ata, mos zgjidhja e rastit të largimit nga puna e 120 punëtorëve, të cilët nuk kanë dashur të nënshkruajnë anekse në marrëveshjet për punësim.

Siç thuhet nga Sindikata i Industrisë, Energjetikës dhe Minierës, Inspektorati Shtetëror për Punë në 3 muajt e fundit ka dhënë vendime jo ligjore në fabrikë, dhe se punëdhënësi ka sjell kundërshtime deri të Komisioni Shtetëror për vendime në nivel të dytë të mbikëqyrjes së inspektimit që është ankuar disa muaj dhe nuk ka kush të vendos.

“Punëdhënësi u dorëzua nga marrëveshja kolektive, duke propozuar nënshkrimin e një marrëveshje të re me të drejta të zvogëluara dhe të hyra të zvogëluara për punëtorët, të cilët nuk e pranuan, duke konsideruar se rrugët e tyre edhe ashtu janë të vogla. Punëdhënësi ofroi anekse në marrëveshjet për punësim për shkak të koeficientit për vende pune (rrogat janë barazuar në nivelin e minimales), kurse punëtorë nuk e pranuan. Nën presionin e largimit nga puna, disa nga ata në fund i nënshkruan anekset, kurse rreth 120 punëtorë nuk i nënshkruan. Ata u larguan nga puna”, thonë nga Sindikata për Industri, Energjetikë dhe Miniera.


Në takim e kësaj pasditeje përfaqësuesit e Sindikatës me zëvendës Kryeministrin Koço Angjushev, siç kumtuan nga Kabineti i tij, u është thënë se Qeveria vazhdon të punojë në realizimin e të drejtave të tyre të punës, në pajtim me ligjet pozitive të Republikës së Maqedonisë.

“U treguam obligimet ligjore të Qeverisë, sepse të gjitha problemet nuk mund të zgjidhen vetëm me protesta para Qeverisë. Kërkuam durim nga punëtorë, dhe do t’i përkrahim institucionet të kryejnë pjesën e tyre të punës. Inspektorati për punë tashmë ka filluar në pajtim me obligimet e tij, dhe me të gjitha institucionet tjera të kryejë obligimin në pajtim me rregullat ligjore”, ka thënë Angjshev duke shtuar se Qeveria do të punojë për përshpejtim të procedurës për formim të Komisionit Shtetëror për vendime në nivel të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektoriale.

Zëvendës Kryeminisri Angjshev ju ka bërë thirrje punëdhënësve të “11 Oktromvrit” të tregojnë kuptim për nevojat e punëtorëve dhe t’i respektojë të drejtat e punëtorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori