Protesta e së dielës në Athinë kundër emrit “Maqedoni” në zgjidhjen eventual për kontestin e emrit mes dy vendeve, nga drejtuesit e institucioneve shihet si pjesë e debatit për mbylljen e problemit prej më se dy dekadave.
Protesta të tillë, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të ketë edhe në të ardhmen, por me rëndësi sipas tij është që lidershipi i dy vendeve të tregojë pjekuri të lartë dhe guxim për arritjen e zgjidhjes përfundimtare.
“Do të ketë sfida, dhe sa më shumë që do të do afrohemi drejt zgjidhjes, aq më shumë do të ketë pengesa në këtë rrugë. Edhe protestat e të dielës në Greqi i shoh pjesë e debatit publik që po zhvillohet në këtë drejtim. Zhvillime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, por është me rëndësi që lidershipi politik në të dy vendet të tregon durim, të tregon rezistencë në kërkesën për zgjidhjen finale. Mendoj se tani është koha për vendime të vështira. Është shumë lehtë që ndjekim energjinë që krijon protesta, por me rëndësi është që të sjellim vendime të duhura e jo vendime të lehta”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Osmani, duke theksuar se zgjidhja e çështjes së emrit do të hapte perspektivën euroatlantike të vendit.
Ai beson se deri në qershor, Maqedonia do të marrë datën për nisjen e bisedimeve, ndërsa anëtarësimin e plotë në BE e sheh deri në vitin 2025.
Përveç se në Athinë, protesta herë pas herë po mbahen edhe në Shkup, por këtu protestuesit kërkojnë mosndryshimin e emrit. Megjithatë, për dallim Athina, pjesëmarrja e protestuesve është thuajse simbolike.
Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese nuk beson se masiviteti i protestave në Greqi do të zmbrapsë politikanët e dy vendeve, në qëllimin për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për emri. Por, qasjen e protestuesve që po marrin mbështetjen edhe të Kishës greke ai e quan të “vjetruar”.
“Mendoj se protestat e tilla nuk do të ndikojnë edhe aq shumë mbi proceset progresive që po udhëheqin dy qeveritë, ajo e kryeministrit, Alexis Tsipras dhe e kryeministrit, Zoran Zaev. Vlerësoj se është e pakuptueshme ajo që po bëjnë forcat konservative dhe ekstremiste. Për fat të keq, këtyre forcave po i bashkëngjitet, e madje po i udhëheq edhe Kisha greke, duke dëshmuar se ende është me mentalitetin e vjetruar. Por, pavarësisht kundërshtimeve të tilla, besoj se nuk do të dëmtohet procesi i negociatave dhe shansi për zgjidhjen e kontestit”, thotë Ristevski, duke hedhur poshtë pretendimet e palës greke, në veçanti ato të theksuar nëpër protesta të ndryshme nga qarqe të caktuara, se gjoja Republika e Maqedonisë me kërkesën që zgjidhja e emrit të përmbajë edhe emrin Maqedoni, dëshmon se ka pretendime territoriale ndaj Greqisë.
Ai thotë se dëshmi se një gjë e tillë nuk është Kushtetuta e vendit, e cila si prioritet kryesor ka integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
“Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë, e aq që mund të ketë. Kjo qartë thuhet edhe në Kushtetutën tonë. Maqedonia e ka vendin në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë duhet të zgjidhet kontesti rreth emrit. Vlerësoj se kjo është edhe në interesat e Greqisë, pasi ky rajoni ku ndodhet nuk mund të mbetet jashtë unionit. Nga kjo do të ketë përfitime Greqia dhe qytetarët e saj, pasi vendosja e raporteve të mira do të krijojë mundësi për bizneset dhe zhvillimin e tyre ekonomik”, thotë Temellko Ristevski, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Fon të Shkupit.
Ndërmejtësi i OKB-së, Matthew Nimetz gjatë vizitës së fundit në Shkup dhe Athinë thuhet të ketë paraqitur një propozim për emrin, por kjo është refuzuar apo nuk është komentuar nga palët. Në disa paraqitje para mediave, Nimetz ka thënë se zgjidhja eventuale nënkupton edhe ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit të Maqedonisë, që interpretohet edhe si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës që do të përfshinte ndryshimin edhe të gjuhës dhe të identitetit në preambulën e saj.
Ndërkohë, mediat në Shkup ditëve të fundit ka transmetuar anketa të shumta të institucioneve të ndryshme, që flasin për rritje të mbështetjes për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që i shohin si aleate më të fuqishme për të ardhmen e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LDK-ja me tubim madhështor në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
“One Stop Shop” RMV-Kosovë, do të nisë të zbatohet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
“Firmosëm shkresën serbe”, dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë