LAJMI I FUNDIT:

Protestat kundër rregullave të vendosura për shkak të coronavirusit mbledhin mijëra njerëz në disa vende në Evropë

Protestat kundër rregullave të vendosura për shkak të coronavirusit mbledhin mijëra njerëz në disa vende në Evropë

Mijëra njerëz dolën në qytete të ndryshme evropiane në fundjavë për të kërkuar lirinë e lëvizjes.

Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pasi autoritetet në të gjithë kontinentin kanë kufizuar lëvizjen në një përpjekje për të parandaluar përhapjen më të shpejtë të coronavirusit.

Në Luksemburg, protestuesit sulmuan një treg dimëror pas tubimeve kundër politikave rreth Covid-19. Ata kishin shpërfillur rregullat e hyrjes në treg dhe kishin hequr barrierat mënjanë, tha policia.


Atje pati disa “zënka të vogla” dhe tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

Për shkak se protestuesit po i drejtoheshin dhomës së deputetëve, hyrjet aty janë bllokuar nga efektivët e policisë. Rreth 2000 njerëz morën pjesë në demonstrata.

Ndërkohë, policia në Vjenë raportoi se 40,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin austriak të shtunën, shumë prej tyre si kundërshtim për rregullin rreth vaksinimit që pritet të hyjë në fuqi në shkurt.

Si pasojë, pesë persona u arrestuan.

Austria ka qenë në izolim që nga mesi i nëntorit, me kufizimet e vendosura deri më 11 dhjetor.

Veç këtyre, pati gjithashtu raportime për 5,000 njerëz që marshuan në protestë në Utrecht, megjithëse nuk pati raportime për dhunë në qytetin holandez, ndryshe nga demonstratat e fundit kundër rregullave të coronavirusit.

Autoritetet italiane raportuan gjithashtu një sërë demonstratash në të gjithë vendin, duke filluar nga disa dhjetëra njerëz në Romë deri në mijëra në Torino dhe Bolonja.

Nuk pati raportime për dhunë, por raste të shumta të njerëzve që injoronin rregullat që kërkonin përdorimin e maskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori