LAJMI I FUNDIT:

Protesta në SHBA për të drejtën e abortit

Protesta në SHBA për të drejtën e abortit

Beteja për të drejtat e abortit zhvendoset të shtunën në sheshe në mbarë Shtetet e Bashkuara, ku po mbahen qindra demonstrata si pjesë e një “Marshimi të Grave” për të protestuar ndaj një përpjekjeje intensive konservatore për të kufizuar të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë.

Lufta është bërë edhe më e ashpër që kur Teksasi miratoi një ligj më 1 shtator që ndalonte pothuajse të gjitha abortet, duke shkaktuar një betejë të vërtetë ligjore dhe një kundërsulm në Kongres, por që deri tani ishte shoqëruar me pak demonstrata publike.

Dy ditë para se të mblidhet Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, e cila do të thotë fjalën e fundit për këtë çështje të nxehtë, gati 200 organizata u kanë bërë thirrje mbrojtësve të të drejtave të abortit që të ngrenë zërin në të gjithë vendin.


Tubimi kryesor do të mbahet në kryeqytetin e vendit Uashington, ku mijëra vetë pritet të marshojnë drejt Gjykatës së Lartë, e cila gati 50 vjet më parë njohu të drejtën e grave për abort në vendimin e saj historik “Roe kundër Wade”.

Tani gjykata me shumicë konservatore, duket e gatshme të shkojë në drejtim të kundërt.

Ajo tashmë ka refuzuar të bllokojë ligjin e Teksasit dhe ka pranuar rishikimin e një ligji kufizues të Misisipit që mund t’i hapë rrugën një përmbysjeje të precedentit ligjor.

Tubime janë planifikuar në më shumë se 600 qytete në të 50 shtetet. Sipas organizatorëve, gati një çerek milioni persona pritet të dalin në të gjithë Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori