LAJMI I FUNDIT:

Prostitutat zvicerane mësohen ta përdorin defibrilatorin

Prostitutat zvicerane mësohen ta përdorin defibrilatorin

Prostitutat Zvicerane kryejnë kurse për të mësuar përdorimin e defibrilatorit dhe mënyrat e përjetimit të kënaqësisë në mënyrë që t’i ndihmojnë klientët e vjetër, të cilët kanë probleme me zemër, në rast nevoje.

Pronarët e bordeleve në Lugano thonë se ka qenë e nevojshme njohja e përdorimit të tretmanit me elektro-shok me të cilën u ndihmohet personave me probleme në zemër, sepse shërbimet e tyre i përdorin një numër i madh i klientëve të vjetër. Viktima e fundit i cili vdiq në bordel është një pensionist për të cilin mendohej se po argëtohej mirë me ndihmën e ilaçeve kundër impotencës.

Pas vdekjes së tij ndodhën edhe disa incidente që kishin lidhje me vështirësitë në rrahjet e zemrës dhe në afërsi të bordelit janë shënuar disa infarkte. Pronari i bordelit tha se vdekja e myshterinjve nuk është fare e mirë për publicitet.

Në rajonin e Luganos momentalisht gjenden 38 klube dhe bordele që ofrojnë shërbime seksuale. Në plan është hapja e më shumë klubeve pasi aty vijnë shumë klientë nga Italia, ku bordelet janë ilegalë. Mendohet se rreth 80 për qind e burrave që paguajnë për seks në këtë vend vijnë nga Italia, ndërsa prostitutat në këtë qytet italian kryesisht janë nga Amerika Jugore dhe Evropa Lindore.


Ekspertët shëndetësorë mbështetën idenë e vendosjes së defibrilatorëve nëpër bordele. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)

“Dridhja e të pasmeve”: Kjo ishte mënyra se si protestuan femrat, para kordonit të policisë në Honduras (Video)

Kur zgjohet “trupi i vdekur” – shihni reagimin e njerëzve në morg! (Video)

Kur zgjohet “trupi i vdekur” – shihni reagimin e njerëzve në morg! (Video)

Kalo në kategori