LAJMI I FUNDIT:

Pronari i ka xhiruar banueset e tij

Pronari i ka xhiruar banueset e tij

Amerikani Tomas Daley është arrestuar pasi që policia ka zbuluar se ai për 20 vite rresht i kishte xhiruar fshehurazi femrat të cilat kishin banuar në shtëpitë e tij me qira.

Në këtë mënyrë 45-vjeçari ka xhiruar së paku 34 femra, ndërsa xhirimet ka mundur t’i shikojë live në shtëpinë e tij.

Sipas fjalëve të prokurorit të shtetit, ai ka vendosur kamera të fshehta në tri shtëpitë e tij në Norristown, Philadelphia, në banja dhe në dhomat e gjumit.

Veprimet e tija janë zbuluar kur njëra nga banueset e kishte gjetur rastësisht një kamerë në banjën e saj, dhe pas kësaj policia kishte kontrolluar të gjitha shtëpitë duke gjetur 32 kamera të fshehura pas pasqyrave, dollapëve, ndërsa disa kamera ishin ndezur me bashkë me dritën.