LAJMI I FUNDIT:

Promovohet fushata ”Ne vendosim” për daljen e qytetarëve në zgjedhje

Promovohet fushata ”Ne vendosim” për daljen e qytetarëve në zgjedhje

Disa organizata jo-qeveritare sot janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë për të nisur fushatën ”Ne vendosim” nëpërmjet të cilës duhet të informojnë, motivojnë dhe t’i nxisin qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ju themi të gjithë qytetarëvë që të përdorin linjën telefonit 0800 88888 që do të jetë për ta në funksion nga ora 9 deri në ora 21 për të paraqitur parregullësi dhe keqpërdorime” tha mes tjerash aktivisti Dragan Dodevski.

Këto organizata do ta zgjerojnë këtë fushatë në të gjithë qytetet e Maqedonisë për të informuar sa më shumë qytetarë që të paraqisin parregullësitë./Telegrafi/