Ka dështuar përsëri të mbahet gjykimi në Gjykatën e Pejës, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohen tre zyrtarët e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri Skender Ndrecaj, ish-drejtor i Infermierisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë tani infermier, Leonora Ymeraga, juriste në zyrën e personelit në këtë spital dhe ish-infermiere Fatmire Sahiti.
Derisa seancat tjera ishin shtyrë për shkak të pandehurve, kjo e sotmja u shty për shkak të mungesës së prokurores Ardita Beqiraj pasi gjendej në pushim vjetor.
Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj njoftoi se këtë lëndë kishte qenë duke e përfaqësuar Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ramiz Buzhala i cili ishte pezulluar nga detyra dhe lënda ishte caktuar prokurores Beqiraj, mirëpo e njëjta sipas gjykatëses është në pushim vjetor.
Seanca e radhës u caktua me 13 dhe 14 shtator 2022, ora 9:30.
Ndryshe, në këtë seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit në këtë rast, përfshirë edhe tre dëshmitar, ndërsa mungoi përfaqësuesja e palës së dëmtuar, Komunës së Gjakovës.
E pandehura Fatmire Sahiti njoftoi gjykatësen se në këtë datë nuk mund të vinte në Gjykatë për shkak të pamundësisë të marrjes së pushimit vjetor në shtetin e Gjermanisë. Ajo njoftoi se kishte ardhur nga Gjermania pikërisht për këtë seancë.
Gjykatësja e njoftoi se ishte detyrim i të pandehures të paraqitej në gjykatore në seancën e radhës.
Ky rast penal është transferuar nga Gjykata e Gjakovës në Gjykatën e Pejës për trajtim pasi për shkaqe të objektivitetit të procesit penal.
Ndryshe, më 21 qershor 2021, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hudhur poshtë aktakuzën për korrupsion ndaj ish-infermieres në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, Fatmire Sahiti.
Sipas aktakuzës, Skender Ndrecaj dhe Leonora Ymeraga po akuzohen se në intervalin kohor duke filluar nga muaji maj e deri në muajin nëntor të vitit 2019, i pari në cilësi të drejtorit të infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë dhe kjo e fundit në cilësi të juristes në zyrën e personelit në këtë spital, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke mos përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për tjetrin si dhe t’i shkaktojnë dëm të tjerëve.
Tutje sipas aktakuzës, këtë ata dy e kanë bërë duke vepruar në kundërshtim me nenin 70, paragrafin 1 të Ligjit të Punës edhe pse përmes parashtresës së 7 majit 2019 nga infermieri kryesor Liridon Marku kanë qenë të njoftuar se Fatmire Sahiti, e punësuar si infermiere instrumentare në traktin operativ me dhomë zgjimi nuk paraqitej në vendin e punës nga 2 maji 2019, nuk kanë ndërmarrë veprime për ta njoftuar menaxhmentin e spitalit për vazhdimin e procedurave ligjore për shkëputjen e kontratës së punës, me çka të akuzuarës Fatmire i kanë mundësuar marrjen e pagës edhe pse në periudhën kohore nga muaji maj e deri në muajin nëntor 2019 nuk është paraqitur në vendin e punës, përkatësisht nuk ka punuar.
Me këtë, thuhet se buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 2 mijë e 716 euro e 2 centë.
Për këtë, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Tutje, sipas aktakuzës, e akuzuara Fatmire Sahiti, në cilësinë e personit zyrtar si infermiere ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare në mënyrë që vetes t’i sjell dobi të kundërligjshme pasurore si dhe t’i shkaktojë dëm të tjerëve, në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 69, paragrafin 2 të Ligjit të Punës, paraprakisht nuk e ka njoftuar me shkrim menaxhmentin për shkëputjen e marrëdhënies së punës, ka inkasuar mjete materiale si pagë mujore për periudhën kohore nga muaji maj e deri në nëntor 2019 edhe pse gjatë kësaj periudhe kohore nuk paraqitej në vendin e punës, me çka buxhetit të Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 2 mijë e 716 euro e 2 centë.
Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës