LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: U morën në pyetje gjashtë gardistët

Prokuroria: U morën në pyetje gjashtë gardistët

Prokuroria e Tiranës sqaroi të mërkurën ndalimin e gardistëve që kanë marrë pjesë në demonstratën e 21 janarit. Prokuroria tha se të martën në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, u dorëzuan shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, efektivë të Gardës së Republikës.

Menjëherë pas dorëzimit, policia gjyqësore e D.P.Q. Tiranë ka zbatuar për të gjashtë personat, urdhrat e prokurorit, të datës 22.01.2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit.

“Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Prokuroria thotë se për shtetasin Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, si dhe shtetasin Agim Llupo, i ndaluar një ditë më parë, me detyrë shef i Shtabit të kësaj njësie, do të procedohet me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të parashikuar nga neni 79, të Kodit Penal.


Sipas Prokurorisë të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim

Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim

Lajme
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Lajme
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Kalo në kategori