LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda,  ku janë shënjestruar tre raste të koduara si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i parë i shënjestruar “Eufond”, është kundër një personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar “Thesari”, është kundër dy personave për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “Shpëlarja e parave” dhe “Pastrimi i parave”, për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.


Të njëjtit gjenden në paraburgim.

Gjithashtu, rasti i tretë të shenjëstruar “Adriatiku”, është kundër shtatë personave për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori