Prokuroria e Përgjithshme në raportin vjetor për vitin 2010, dërguar në Kuvendin e Shqipërisë, ka përfshirë ndër të tjera, gjashtë sugjerime, tre prej të cilave lidhen direkt me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale për çështje e heqjes së imunitetit, raportoi të mërkurën e përditshmja Shqip.
Sugjerimet e paraqitura nga organi qendror i akuzës i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë që të ndërhyjë në Kod me qëllim pezullimin e afateve të parashkrimit të ndjekjes penale për personat me imunitet sa kohë ata e gëzojnë këtë status.
Gjithashtu, Kuvendit i kërkohet që të kryejë amendimet e nevojshme ligjore me qëllim kufizimin e imuniteteve, për t’i hapur rrugë organit të akuzës që të ushtrojë më me efektivitet ndjekjen penale edhe për këtë kategori personash, posaçërisht për çështjet që lidhen me veprat penale të korrupsionit dhe krimeve në detyrë.
Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme ka filluar të diskutohet nëpër komisionet kuvendore, përpara paraqitjes në seancë plenare nga kreu i institucionit, Ina Rama.
Ndërkaq, prokuroria po vijon hetimet në lidhje me dy video-përgjimet e kryera nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, si dhe me ish-zëvendësministrin e Ekonomisë Agim Rrapaj.
E përditshmja Mapo raportoi të mërkurën se Prifti dhe Meta janë thirrur gjatë javës së kaluar në prokurori për t’iu komunikuar statusi i ri në raport me hetimet që po zhvillohen, pas vendimit të Kuvendit për të hequr imunitetin e të dy deputetëve. Nga ana tjetër, Agim Rrapaj është thirrur në Prokurori gjatë fundjavës së kaluar ku për rreth katër orë ka dhënë sqarime rreth procedurave të ndjekura për HEC-in e Shushicës në Elbasan dhe proceset gjyqësore për këtë çështje.
Burime të besueshme i kanë thënë të përditshmes se Rrapaj ka mohuar të ketë ofruar përqindje apo shifra për të cilat aludohet, në këmbim të dhënies së koncensionit. Rrapaj ka sqaruar të gjithë procesin që kompania e përfaqësuar prej tij ka ndjekur në marrjen e koncensionit, si dhe proceset gjyqësore që e kanë rrëzuar këtë vendim.
Ministria e Ekonomisë është vënë në fokus të një sërë hetimesh nga ana e prokurorisë që kanë të bëjnë me marrëveshje koncensionare kryesisht të HEC-eve, por edhe me tenderin e naftës në kompaninë shtetërore “Albpetrol”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para