LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Doganat synojnë luftimin e krimit dhe të kontrabandës

Prokuroria e Doganat synojnë luftimin e krimit dhe të kontrabandës

Kryeprokurori i Shtetit ka pritur sot drejtorin e Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit për medie, me këtë rast ata kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë mes këtyre dy institucioneve në luftimin e krimit dhe kontrabandimit të mallrave.

Veçanërisht është diskutuar rreth veprimeve të fundit, të ndërmarra nga ana e këtyre dy institucioneve dhe veprimeve tjera që mund të merren në të ardhmen, në mënyrë që si rezultat e një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më efikas të goditet deri në shkatërrim krimi dhe kontrabanda. Për këtë qëllim palët janë dakorduar për hapat konkret që duhet të merren nga secili institucion.


Po ashtu kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe përfaqësuesit e Doganave të Kosovës janë pajtuar që në të ardhmen të takohen në baza të rregullta për të diskutuar progresin, sfidat dhe hapat që duhet të ndërmerren nga secili institucion në kuptim të një lufte më efikase dhe më të koordinuar kundër krimit dhe kontrabandimit të mallrave. /Telegrafi/