LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dërgon në Gjykatën e Lartë lirimin e tre gardistëve

Prokuroria dërgon në Gjykatën e Lartë lirimin e tre gardistëve

Prokuroria e Tiranës po përgatit ankimimin në Gjykatën e Lartë kundër lirimit të tre gardistëve të akuzuar për ngjarjen e 21 janarit. Gjykata e apelit i vlerësoi të pamjaftueshme të mërkurën provat për t’i mbajtur në qeli gardistët.

Burime zyrtare nga Grupi hetimor i thanë Telegrafit se janë në pritje të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, që u hoq nga mjekët në Turqi.

Kjo predhë do t’i nënshtrohet akt-ekspertizës balistike për të saktësuar armën nga ka dalë ajo, çka mund të provojë akuzën e prokurorisë se vrasjet janë kryer nga garda.

Gjatë demonstratës së 21 janarit para Kryeministrisë humbën jetën 4 vetë, ndërsa aktualisht në burg mbahet vetëm gardisti Agim Llupo. /Telegrafi/