Një ish-prokuror serb i krimeve e të luftës ka krahasuar rastin e Haradinajt me arrestimin e një ish-politikani të njohur boshnjak, të cilin Britania e Madhe nuk e kishte ekstraduar në Serbi për shkak të ndërhyrjeve politike. Kështu, sipas tij, Serbia nuk ka mësuar nga e kaluara.
Pjesëmarrja e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një konferencë për të prezantuar gjoja faktet e reja kundër Ramush Haradinajt, ka nxitur ish-prokurorin e krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, që të kritikojë vendin e tij për ndërhyrje politike në këtë rast.
Për të krahasuar dëmin që, sipas tij, kjo gjë mund të sjellë në tentimin e Serbisë që të ekstradojë Haradinajn, Vukcevic ka rikujtuar rastin e ish-politikanit boshnjak, Ejup Ganic, i cili në vitin 2010 ishte arrestuar në Londër, po ashtu me urdhër të Serbisë.
Por, pas rreth pesë muajve mbajtje, Ganic ishte liruar ndërsa një gjykatës britanik kishte thënë se ka gjetur prova që rasti ka qenë “i motivuar politikisht”.
Në këtë kontekst, sipas prokurorit serb, është e rëndësishme që kur një shtet të kërkojë ekstradimin e një personi të mos ketë ndërhyrje nga ana e politikanëve.
Ish-president i kantonit të Bosnjës dhe Hercegovinës në vitet 1997-1999 dhe 2000-2001, akuzohej për krime lufte gjoja të kryera në vitin 1992. Ai dyshohej se kishte urdhëruar një sulm mbi një eskortë mjekësh si dhe për ekzekutimin e ushtarëve të dorëzuar në fillim të luftës në Bosnjë.
Në fakt, rasti i Haradinajt me politikanin boshnjak ka ngjashmëri. Ganic, para se të arrestohej në Londër, ishte hetuar dy herë për pretendimet ndaj tij, dhe në të dy rastet nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta dënuar.
Të njëjtën histori me drejtësinë e ka edhe Ramush Haradinaj, i cili ishte gjykuar edhe nga Tribunali i Hagës, por që pas disa viteve mbajtje, ishte shpallur i pafajshëm.
Të mërkurën, gjykata franceze për herë të dytë vendosi që të shtyjë vendimin për liderin e AAK-së. Ai është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një fletarrest të Serbisë.
Kështu, Haradinaj do të mbesë në ndalim edhe për një muaj tjetër. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze