LAJMI I FUNDIT:

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Pas ristrukturimit nga Bashkia e Tiranës, Piramida ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.

“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, nënvizon Veliaj.


Piramida, e cila u ndërtua në vitin 1988 në qendër të Tiranës për të shërbyer si muze i diktatorit, pas 2 vitesh punë (2021-2023) në rikonstruktimin e saj, është hapur tashmë si qendra më e madhe rajonale në vend për inovacionin, Hapësira e Piramidës është transformuar si kurrë më parë në një stoli për qytetin, dhe si një nga vendet më të vizituara nga turistët, që do të vijnë në Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori