LAJMI I FUNDIT:

Projektet e reja të Hollywoodit

Projektet e reja të Hollywoodit

Viti i ri 2009, nis me projekte të reja për industrinë e prodhimit të filmave. Kështu , në studiot e regjistrimit, po bëhen përgatitjet e fundit për filmin fantastiko-shkencor “G force”, ku do të jenë pjesëmarrës aktorët Nicolas Cage, Penelope Cruz etj. Ndërkaq, aktorja Isla Fisher, do të shfaqet për herë të parë si protagoniste, në filmin “Confessing of Shophaolic”, i cili do të jetë i pranishëm në kinema nga data 13 shkurt.

“Confessing of a Shophaolic”, është filmi i ri i Isla Fisher, film i cili do të shfaqet no kinematë amerikane gjatë muajit shkurt.

Aktorja në rol mbështetës në filmin “Wedding Crashers”, dhe e fejuara e Sasha Baron Cohen i njohur me personazhin e Boratit në filmit “Borat “ dhe “Ali G”, do të interpretojë rolin kryesor në filmin “Confessing of a Shoaphaolic”.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull, filmi trajton historinë e 25-vjeçares Rebecca Bloomwood , e cila jeton me shoqen e saj, dhe ka mjaft borxhe të pashlyera me karta kredit, pasi është e pasionuar pas blerjeve të panumërta të veshjeve dhe bizhuterive.


Për të përballuar këto shpenzime të mëdha ajo ka mashtruar në paraqitjen e rezymesë së saj, dhe tani duhet të arrijë të mbajë në ekuilibër jetën e saj, të mbushur me gënjeshtra, ndërkaq që vazhdon të blejë veshje dhe bizhuteri, të jetë e suksesshme në karrierë, dhe të takohet me burrin e ëndrrave të saj.

Filmi “Confessions of a Shophaolic” do të jetë i pranishëm në kinema në 13 shkurt. Vendi i parë i premierës së këtij filmi do të jetë Rusia, i cili do të shfaq filmin në datën 12 shkurt.

Filmi “G Force”, do të mbledhë mjaft emra të njohur të Hollywoodit, në studiot e regjistrimit. Filmi, shihet si një prej prodhimeve më ambicioze në biznesin e prodhimit të filmave.

Në të do të kombinohen aktrimi i drejtpërdrejtë , i cili do të jetë i kuruar dhe me efektet kompiuterike. Në këtë film do të jenë të pranishëm zërat e aktorëve Nicolas Cage, Penelope Cruz, Steve Buscemi dhe Tracy Morgan, për personazhet e tij.

Fabula e filmit mbështete në historinë e disa personazheve mjaft të përgatitur nga qeveria amerikane, të cilët kanë si mision ndalimin e një miliarderi diabolik.

Viti i ri 2009, ka gjetur të martuar aktorin Woody Harrelson, me të dashurën e jetës së tij. Në datën 28 dhjetor, aktori 47 vjeçar, Harrleson, u martua me të dashurën e tij prej 20 vjetësh, Laura Louie.

Ceremonia e martesës u zhvillua në ishujt Maui në Havai.Martesa e çiftit Harrelson, vjen mbas një bashkëjetese të gjatë, gjatë së cilës, çifti ka pasur tre vajza. Aktori Woody Harrelson, është fitues i çmimit Oskar si aktori më i mirë, me rrolin e tij në filmin” The People vs Larry Flint”. /rd/bbc/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori