LAJMI I FUNDIT:

Programi i fëmijëve në Anibar Festival

Programi i fëmijëve në Anibar Festival

Në edicionin e pestë të festivalit Anibar, çdo ditë nga ora 10:00 do të mbahet programi për fëmijë.

Këtë vit në programin për fëmijë do të mbahet punëtoria për fëmijë me organizatën Ottomani e mbështetur nga Culture for All një projekt i mbështetur nga BE i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Punëtoria me animatorin e mirënjohur shqiptar Jani Zhonga, dhe shfaqje të filmave duke filluar nga ora 12:00, ku përfshin programi i filmave nga Michel Ocelot e mbështetur nga ambasada Franqeze, dhe programi The Elephant që vjen nga festivali ndërkombëtar i filmit të animuar Animateka-Slloveni.

I gjithë programi i fëmijëve do të mbahet në teatrin Istref Begolli, dhe hyrja do të jetë falas. Para programit të filmave, nga ora 10:00 do të ketë punëtori të cilat kane për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve në lidhje më krijimin e filmave të animuara. Këtë vit Anibar do të organizoj punëtorin me lokacion në teatrin “Istref Begolli” me pjesëmarrës të moshave 10 deri me 14 vjet.

Filmat do të zhvillohen me metodën e animacionit të quajtur “Stop motion” që përfshin krijimin e filmave të animuar duke përdorur kompjuter, kamera digjitale dhe mjete përkatëse, trajnerët përgjegjës të kësaj punëtorie janë grupi i animatorëve nga Italia të quajtur “OTTOmani”, punëtoria do të zgjas disa orë gjatë ditës nga data 6 gusht deri me 10 gusht, filmat e realizuara nga të rinjtë e punëtorisë do të shfaqën në natën finale të festivalit.OTTOmani si shoqat kulturore merrët për më shumë se 10 vjet me punëtorit SASSOPASSO ku zhvillohën filma të animuar me femijët dhe të rinjët duke përdorur kompjuter, kamera digjitale, rekorder të zërit dhe materiale perkatëse të animimit.


Të gjitha punëtorit SASSOPASSO zhvillohën duke eksploruar teknika të ndryshme të animacionit ku rezultat kanë filma të animuar të krijuara nga animatorë të rinjë që projektohen në publik. Por aktivitetet për fëmijë nuk përfundojnë këtu sepse pas përfundimit të programit të filmave, në orën 13:00 fillon një tjetër punëtori e hapur për fëmijët që dëshiroj të jenë pjesë. Kjo punëtori do të udhëhiqet animatori nga Shqipëria Jani Zhonga.