LAJMI I FUNDIT:

Prof. dr. Gani Bajraktari, MSc, PhD, FESC, FACC- Profesor i Mjekësisë Interne – Kardiologji

Prof. dr. Gani Bajraktari, MSc, PhD, FESC, FACC- Profesor i Mjekësisë Interne – Kardiologji

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Prof. dr. Gani Bajraktari, MSc, PhD, FESC, FACC
Profesor i Mjekësisë Interne – Kardiologji
tel. 044 308 777


Përshëndetje Dr.Bajraktari. Jam 30 vjeçar dhe kam këto ankesa: Therje në anën e majtë poshtë dhe lart kraharorit, por këto therje janë edhe në anën e djathtë por më rrallë, shtrëngim, presion, ngërçe me intervale të ndryshme kohore në anën e majtë, mpirje të lehtë të buzëve dhe krahut të majtë, ndjenjë të fundosjes dhe të panikut, plogështi. Pas ngërçeve pak më të forta se zakonisht, nevojë për të jashtëqitur, pagjumësi. T.A 11080 mm Hg. Të gjitha analizat laboratorike ne vlera normale, duke përfshirë edhe T3, T4, TSH.
EKG: Në qetësi, tachycard kufitar, HR 100min, ritëm sinusal, QRS-boshti majtas. T negative ne aVR, DIII, V1.rSr ne V1>11msec. Zona e tranzicionit ne V1. Kohëzgjatja e PQ dhe QTe në kufij normal.
ECHOCARDIOGRAFIA: VM me dimension dhe funksion sistolik normal (SIV 8mm, MP 8 mm, FE 65 % ). Kinetike e ruajtur. Funksion diastolic normal. AM ne kufi 24 mm. AO 30/30 mmhao 20 mm, Vd në kufij me një RT discret. Perikardi i lirë.
ERGOMETRIA: Testi e reserves koronare është normal NEGATIV
Terapi e përdorur: Bisocor 2.5 mg pas një kohe Aldizem 90 mg, Omeprazoll 20 mg. Pas një kohe Lexilium 1.5mg, pastaj së fundi Bedixin tab.
Pas të gjitha këtyre rezultateve, nuk kam kurrfarë ndryshimi.
Jam në pritje të udhëzimeve tuaja.


PËRGJIGJE:
I nderuar, ju rekomandoj edhe një konsultë psikiatri dhe të jeni nën kontroll të mjekut tuaj familjar.
Me respekt.


I nderuar. Kam vërejtur se kur e kam tensionin e gjakut në dorën e djathtë, psh 160 me 90, kurse në dorën e majtë 110 me 80 ose kur e kam në dorën e djathtë tensionin e ulët, psh 120/80, në dorën e majtë nuk mundem fare ta mat. Më del eror (aparati digjital për matjen e tensionit).
Pres mendimin tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar, ju rekomandoj që të bëni fillimisht një vizitë të mjeku juaj i familjes. Në qoftë se mjeku i familjes konstaton një gjetje të tillë, një konsultë kardiologu është e nevojshme.
Me respekt.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Jam 46 vjeçare. Në mbrëmje kur më zë gjumi, kam probleme me frymëmarrje. Kur zgjohem nga gjumi, afërsisht 5 minuta nuk mund të marrë frymë lirshëm. A mund të jetë ndonjë sëmundje e zemrës apo lloj ankthi.
Është hera e katërt që më ndodh e njëjta gjë kur jam në gjumë.
Dëshiroj mendimin tënd se ku mund të drejtohem?

PËRGJIGJE:
Është mirë të bësh një vizitë kardiologu, për të përjashtuar ndonjë sëmundje të zemrës.


Doktor, përshëndetje! Babai im, 62 vjeç, konstaton shpesh herë pulsin 45. Zakonisht i variron 53-60. Në këto raste, kur ka rënie, ndihet i lodhur. Pasi vjen nga puna, ha edhe vaktin fillon të ndihet më mirë. Tensioni i gjakut në këto raste variron 115:70 deri 125:80. Ka bërë Eko para një muaji dhe nuk kanë konstatuar gjë. Gjithashtu para 6 muajsh ka bërë edhe biçikletën, por sërish nuk kanë konstatuar gjë.
Realisht, shqetësohet nga kjo gjendje. Gjithashtu është i ndjeshëm. Ju lutem, a mund të më jepni një mendim?
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Së pari duhet parë nëse babai është duke marrë ndonjë terapi që ulë të rrahurat e zemrës (digoxinë, beta-bllokatorë, verapamil, aldizem, etj) dhe nëse merr ndonjë të tillë, është mirë të ndërpritet.
Së dyti, duhet parë nëse pacienti ka simptoma të marramendjes dhe të dezorientimit. Dhe, së treti, mirë do të ishte një Holter monitorim i EGG (EKG 24 ose 48 orëshe), për të parë realisht shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës për një kohë të gjatë.
Pas këtyre dhe atyre që keni bërë, kardiologu juaj do të vendos për strategjinë e mëtejme të trajtimit.
Me respekt.


Nëna ime, para 3 muajsh është operuar prej zemrës. Ka qenë mirë, por tani ka pasur të njëjtin problem, si sulm i ka ndodhur gjatë natës. E kemi pasur tek spitali ku është operuar. Mjekët i kanë thënë që sulm nuk ka pasur. Nëna është duke përdorë Xanax sipas nevojës, mirëpo është duke marrë 2 herë në ditë nga gjysmë tablete.
Jam në pritje të përgjigjes suaj.

PËRGJIGJE:
Ju rekomandoj që të bëni një konsultë kardiologu, dhe në bashkëpunim më të mbase edhe një konsultë psikiatri.


Përshëndetje. Kam 7-8 vite që vuaj me hipertension dhe gjithmonë kam bërë analizat detale, të cilat janë shfaqur gjithmonë mirë. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar kam qenë në një spital privat në Prishtinë dhe më kanë propozuar të bëj koronografinë për shkak të dyshimit në mos është e mbyllur arteria e veshkës.
Mirëpo, desha t’ju pyes se ka 45 ditë që e kam bërë koronarografinë, por akoma nuk mund të eci mirë. Këmbën e kam pasur shumë keq, ka qenë e mbushur me gjak përreth deri te gjunjët. Disa herë kam qenë në kontroll, por unë akoma po kam dhimbje të hatashme. Po marr shumë diklofena (hapa dhe yndyrë). Doktori ia lë fajin teknikut që nuk ka shtrydhë mirë gjakun, deri sa tekniku më ka thënë se gjatë procedurës t’i ka lënduar venat. S’po di tash cila është e vërteta. A duhet të shkoj t’i kontrolloj venat diku apo të konsultohem me dikë tjetër. Sa zgjat rikuperimi i këtij intervenimi?
Ju faleminderit. Respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Arteriografia është një procedurë diagnostike invazive, dhe si çdo procedurë invazive bartë në vete edhe një rrezikshmëri shumë të ultë të komplikimeve. Unë nuk mund të jam i sigurt se tek Ju mund të këtë ndodhur ndonjë komplikim, pa një ekzaminim më të detajuar të enëve të gjakut, së paku me Doppler ekografi, prandaj ju rekomandoj që të bëni një vizitë kardiologu ose kirurgu vaskular, për të përjashtuar një komplikim të tillë, ose për të verifikuar ndonjë komplikim eventual që do të mund të këtë ndodhur, por edhe nëse ka ndodhur nuk duket të jetë serioz, mbështetur në ankesat tuaja.
Me respekt.


I nderuar profesor. Jam 21 vjeçar, student. Para një viti pata një problem me ndezje të bajameve, pastaj kisha edhe dhimbje në gjoks edhe në kraharor dhe nga aty dyshova se mos kam ndonjë problem me zemër dhe bëra EKG edhe EHO e zemrës. Gjithçka doli mirë, mirëpo përsëri vazhdova të shqetësohesha jashtë mase dhe më shumë se tri herë kam bërë EKG, sepse nuk besoja se s’kam asgjë, pasi kisha rëndim kraharori, therje të herëpashershme në gjoks, rrahje të forta të zemrës, por jo të shpejta (60-80). Pas një muaj apo dy, mu paraqit Hipertensioni 160-80 dhe çdoherë më vinte kur përdorja kafe. Tani nuk jam duke përdorë kafe, tensioni më qëndron 140-80, mirëpo vazhdoj të jem shumë i shqetësuar.
Pres këshillën tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Ju rekomandoj që paralelisht të bëni një konsultë psikiatri dhe një ekzaminim më të detajuar kardiologjik (përfshirë edhe ergometrinë), për të përjashtuar ndonjë patologji eventuale kardiologjie, e cila në bazë të ankesave që ju përshkruani, ka pak gjasa të keni.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar. Nëna ime është 49 vjeçare, vuan shpesh nga dhembjet e forta në gjoks, nga ana e zemres ka dhimbje të forta, jo vazhdimisht ama kur i ndodh ka shtrëngime të forta. Edhe frymën dhembja po ia ndalon. E kemi pasur te shumë kardiologë, të gjitha rezultatet për zemër i dalin mirë. Nganjëherë kur ka dhimbje të forta, mbetet edhe pa vetëdije, i mpihen duart. A mund të jetë kjo shenjë infarkti?
Të lutem, më kthe përgjigje.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Unë konsideroj se nëna juaj ka bërë një ekzaminim kardiologjik të mirëfillltë, dhe më mbetet të pajtohm e kolegët e mi.
Megjithatë, së pari duhet ta keni të qartë se me metodta diagnostike jo-invazive (eko e zemrës, ergometria, etj), të cilat konisderoj se nëna juaj i ka kryer, nuk mund të thuhet me saktësi 100% se pacienti ka apo nuk ka sëmundje iskemike të zemrës. Ekzistojnë edhe metodat invazive, të cilat e përjashtojnë apo e vërtetojnë me saktësi këtë gjendje. Megjithatë, unë besoj se kardiologët ku është vizituar nëna juaj e kanë pas në konsideratë këtë. Një indikacion për ekzaminim invaziv (koronarografi) do të mund të indikohej, nëqoftëse nuk do të mund të gjindej ndonjë shkaktar tjetër i këtyre dhimbjeve. Rol të rëndësishëm në përcaktimin e vlerësimit invaziv kanë edhe prezenca e faktorëve të rrezikut për sëmundje iskemike të zemrës (duhani, diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat e rritura ne gjak, etj). Gjithashtu, kërkimi i ndonjë patologjie jashtë zemrës, do të ishte e nevojshme, në konsultë me mjekun tuaj familjar.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar Dr. Bajraktari. Jam 28 vjeçare, kam shtrëngime në gjoks dhe në të njëjtën kohë më dhemb edhe shpina, më dobësohet frymëmarrja, djersitem. Para disa vjetësh kam pasur një operim të vogël në gjirin e majtë dhe kam pasur një gjëndër të vogël.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Të lutem konsultohu me mjekun tuaj familjar, për të ju udhëzuar për metodat tjera diagnostike eventuale.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar. Nëna ime është 49 vjeçe, vuan shpesh nga dhembjet e forta në gjoks. Nga ana e zemrës ka dhimbje të forta, jo vazhdimisht, ama kur i ndodh ka shtrëngime të forta edhe frymën po ia ndal. E kemi vizituar te shumë kardiologë, të gjitha rezultatet për zemër i kanë dalë mirë, porse ajo ka dhimbje të forta, ndonjëherë mbetet pavetëdije, i mpihen duart.
Doktor, shenjat e lartpërmendura, a kanë të bëjnë me infarktin? Çka duhet të bëjmë dhe a ka terapi që e qetëson dhe i ndihmon?
Të lutem, më kthe përgjigjen.
Të përshëndes.

PËRGJIGJE:
Dhimbjet e gjoksit mund të shkaktohen nga shkaktarë të ndryshëm. Për të diferencuar shkaktarin e dhimbjes, janë të rëndësishme shumë cilësi të dhimbjes: lokalizimi, karakteri, kohëzgjatja, përhapja, shenjat tjera klinike bashkëshoqëruese, etj. Gjithashtu, faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës (duhanpirja, mosha, gjinia, niveli i yndyrnave në gjak, diabeti, hipertensioni, etj.) janë të rëndësishme. Për të përjashtuar sëmundjen koronare, në këtë rast, do të ishte e domosdoshme edhe ekzaminimi kardiologjik, të paktën joinvaziv (eko e zemrës dhe stres-testi ergometrik). Nëqoftëse rezulton se dhimbjet e gjoksit që ju përshkruani për pacienten, nuk rrezultojnë se e kanë burimin nga zemra, atëherë duhet kërkuar atë në organet apo sistemet tjera të organeve (aortë, mushkëri, eshtra, muskuj). E nëqoftëse, as ekzaminimi i këtyre organeve nuk rezulton me gjetjen e shkaktarit të dhimbjes, atëherë pacientja mund të këtë ndonjë çrregullim funksional (psikik), që jo rrallë mund ta detyrojë paceintin të kërkojë ndihmën e mjekut.
Unë do t’ju sugjeroja që të vizitoni mjekun tuaj të familjes, për të ju dhënë një këshillë më të përafërt lidhur me rrugën që do të duhej të ndiqni për diagnostikim të saktë të problemit të nënës suaj.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar Dr.Bajraktari. Jam 28 vjeçe. Kam disa shtrëngime në gjoks dhe në të njëjtën kohë më dhemb edhe shpina. Më dobësohet frymëmarrja, djersitem. Qe tre javë kam dhimbje shumë. Para disa viteve, e kam pasur një operim të vogël në gjirin e majtë për shkak të një gjëndre të vogël. A thua, e kam prej atij operimi?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar, ju rekomandoj që të vizitoni mjekun tuaj familjar për t’ju këshilluar për ekzaminime të mëtejme, mbështetur në anamnezën më të detajuar që do të marrë nga ju, si dhe në ekzaminimin objektiv dhe gjetjet laboratorike.
Me respekt.


Përshëndetje doktor. Jam 60 vjeç, kam bërë analizat të cilat sipas mjekes familjare janë në rregull. Unë i nderuar, ndjehem shumë i lodhur, tensioni më variron 132-84 dhe deri 110-70, ndërsa pulsi në vazhdimësi e kam 99-105.
Ju lutem për këshillë.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Lodhja mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve kronike (pamjaftueshmërisë së zemrës, anemive të ndryshme, etj). Meqë kjo lodhje shoqërohet me shpeshtësi të lartë të rrahjeve të zemrës, rekomandohet që të hulumtohet gjendja juaj me analiza laboratorike dhe ekzaminime tjera plotësuese.


I nderuar, jam 25 vjeçar, zemra më rrah me një shpejtësi shumë të madhe. Para dy viteve kam pasur aksident dhe kam pasur shumë ndrydhje në gjoks. Fotografimet më kanë dalë mirë edhe kardiologu ka konstatuar se zemrën e kam mirë, mirëpo këto të rrahura janë nga stresi ose lodhja.
Pres mendimin tuaj.

PËRGJIGJE:
I nderuar, ju lutem mundohuni që të precizoni se sa të shpejta janë këto të rrahura të zemrës në qetësi. Mateni pulsin tuaj, pas 5 minutash pushim. Nëqoftëse këto të rrahura në qetësi nuk janë më të shpejta se 100 rrahje në minutë, atëherë nuk keni arsye të shqetësoheni. Në të kundërtën, një hulumtim kardiologjik do të ishte i rekomandueshëm.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar Dr. Bajraktari. Jam 45 vjeçar, nuk pi duhan, ka 3 muaj që nuk e pi as kafen. Qe dy javë marr terapi për shtypje të lartë të gjakut. Kam bërë kontroll te kardiologu, i cili më ka udhëzuar të marr Diovan 160. Një javë pas, doza më është rritur në Co-Diovan 160/12,5 pas një sulmi paniku. Kardiologu më preferoi që ta konsultoj psikiatrin. Më dha cipralex 10 mg për 4 ditë (gjysmë tablete para gjumit) dhe pas 4 dite nga një në mbrëmje. Për momentin jam duke përdorë Co-Diovan 160/12,5 (valsartan hydrochlorothiazide), Tylenol për dhimbje dhe Cipralex 10 mg.
Ju lutem, më këshilloni çfarë të bëj më tutje?
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Një konsultë psikiatri vjen në konsiderm, nga ajo që referoni. Megjithatë, ekzaminimi i mëtejmë i zemrës dhe veshkave, është i domosdoshëm, për të përjashtuar hipertensionin arterial sekondar. Gjithashtu dieta me më pak kripë të kuzhinës është i domosdoshëm dhe besoj se kardiologu juaj do t’ju këtë këshilluar. Gjithashtu, në qoftë se keni të rrahura të shpeshta të zemrës, shtimi i dozave të vogla të beta-bllokatorëve. Në rast të krizave hipertensive, që ju përshkruani marrja e nitroglicerinës nën gjuhë është e indikuar.
Unë besoj se të gjitha këto ju janë dhënë nga kardiologu juaj, tek i cili ju duhet të vazhdoni konsultat për trajtim të mëtejmë.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuar doktor. Jetoj në Zvicër dhe kam një djalë 27 muajsh. Para dy ditësh mora lajmin nga një kardiolog në Lozanë që djali im ka pengesa me shpejtësinë e rrahjeve së zemrës. Ka 2 javë që e kanë hetuar këtë problem, që nuk është nga lindja, por si rrjedhojë e disa faktorëve. Mjeku thotë që kjo mund të jetë edhe nga kafshimi i ndonjë insekti të vogël e që qon në infektimin e gjakut, që ngadalëson punën e zemrës dhe, nëse është kjo, me ca barna do të evitohet ky problemi. Mundësia tjetër është që mund të jetë edhe nga sëmundjet e mundshme (të mëhershme), grip apo ftohje që të ketë mundur të ndikojë, ose ndoshta ndonjë infeksion i gruas gjatë shtatzënisë i është transmetuar.
Mjeku nuk e përjashton ndërhyrjen kirurgjike, ose duhet futur një aparat në afërsi të zemrës që ta ndihmoj normalizimin e shpejtësisë së rrahjeve të zemrës.
Djali, fizikisht e ndin veten shumë mirë, është shumë aktiv.
Ju lutem, më jepni një sugjerim apo me tregoni edhe ndonjë shkaktar tjetër që njihni ju si mjek që mund të ketë ndikuar.

PËRGJIGJE:
I nderuar. E kuptoj shqetësimin tuaj prindëror për fëmijën tuaj. Megjithatë, ju sugjeroj së pari që të jeni më gjakftohtë në gjykimin e situatës në të cilën ndodheni. Me sa mund të kuptoj unë, tek fëmija i juaj kemi të bëjmë me një bradikardi ose bllok atrio-ventrikular (nuk mund të kuptohet saktësisht diagnoza, por kemi bëhet fjalë për rrahje të rralla të zemrës). Janë dhjetëra shkaktarë që mund të shkaktojnë këtë sëmundje, por tek disa të sëmurë nuk mund të gjendet shkaktari. Në shumë raste këto ndryshime janë transitore (kalojnë vetvetiu pas një periudhe kohore). Megjithatë, pa të dhënat ekokardiografike (ultratingulli i zemrës) dhe elektrokardiografike (EKG), nuk mund të themi diçka më shumë për këtë rast.
Unë besoj se mjeku juaj në Zvicër, do të bëjë më të mirën e mundshme për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijës suaj.
Me respekt.


Përshëndetje Dr.Gani, jam 54-vjeçare, para 4 vjetësh ose ndoshta edhe më shumë, jam sëmurë prej zemre. Pas konsultimit me mjekun kam bërë këto analiza laboratorike: Er=:4.89,le.7.7,Hgb=12.0,Htc=39.5,tromb.355,SE=48, glik.=5.89, chol.5.08,urea=5.38,acurik 22.8, creatinina 86.1=bilt=:23.0,bil.d 6.0,=:AST=15,ALT12, Ck 65,CK-Mb 9, proteinat totale 80.4, urina: pak e turbullt, e verdhë, Se urinar;6-8le, 10-12 qel. Epiteliale, mjaft baktere dhe jargë.
Ekzaminimet plotësuese:
Ekg;Ritëm sinusal, frec.95min.
Rtg pulmo et cor;Vizatimi i theksuar hilobazal djathtas.
Faktorët reumatoid;p.v.p…?
Echo e organeve abdominale; mëlçia, shpretka dhe pankreasi homogjene pa ndryshime fokale dhe pa depozitë sekondare. Kolecista me kontura të rregullta, pa konkremente në lumen, Rrugët biliare nuk janë të dilatuara. Veshkat me madhësi normale, me parenkimë dhe kaliksa të rregullta, fshikëza urinare normale. Duglasi i lirë, nuk ka likuid të lirë interaabdominal dhe bazal pulmonal.

I nderuar Dr.Bajraktari, gjatë qëndrimit në spital, jam trajtuar me beta bllokues, antiagregus, Ace inhibitore, antobiotikë, antireumatikë.
Mirëpo kur jam liruar pas një jave, në shtëpi kam përdorur bipreso 5mg 1×1, aspirin 100mg 1×1, lorista h 50mg 1×1, mirëpo kurrfarë ndryshimi nuk po shoh. Më kanë thënë që dy damarët e zemrës po mbyllen. Më kanë rekomanduar të eci sa më shumë. Kam shtrëngime, dhimbje edhe ndërmjet krahëve, kurrizit, duarve, sidomos dora e majtë.
Ju faleminderit shumë për ndihmën.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Të dhënat që ju ofroni janë të pamjaftueshme për të dhënë një konkluzion për diagnozën tuaj të mundshme. Gjithashtu, trajtimi që merrni është i pajustifikueshëm nga këto të dhëna. Prandaj, ju sugjeroj që bashkë me krejt dokumentacionin mjekësor që keni të vizitoni një mjek internist ose kardiolog, për të ju udhëzuar për hapat e mëtejmë.
Me nderime.


Përshëndetje i nderuari Dr.Bajraktari. Jam 22 vjeçar, më është shfaqur një problem të cilin më herët asnjëherë nuk e kam vërejt. Kur bie të fle ose të pushoj, ndjej se kam rrahje të fuqishme të zemrës, ndërsa rrahjet i kam 60-75
Faleminderit për kohën që ndani për ne.

PËRGJIGJE:
I nderuar te rrahurat e zemrës nga 60-100 rrahje në minutë janë normale, dhe nga referimi juaj vihet re se këto të rrahura janë normale edhe tek ju. Ankesat që ju përshkruani nuk duket të jenë nga ndonjë sëmundje e zemrës. Megjithatë, një konsultë me mjekun tuaj familjar është e nevojshme, ndërsa një ekzaminim me EKG dhe echo të zemrës do të ishin më bindëse për të përjashtuar sëmundjet e zemrës.
Me nderime.


Përshëndetje të përzemërta Dr. Bajraktari. Jam një paciente 23 vjeçare, ka tre vjet që jam diagnostikuar me CMP-valvulore PVM. Marr terapi Aspirin 100 mg 1+0+0, Lasix 40 mg 1+0+0, Bisokor 5 mg 1/2+0+0 dhe Aldaktone 25 mg 0+1+0, poashtu marr amp. Depo-penicilin 1.200.000mg çdo muaj. Shpesh kam frymëzënie, sidomos natën dhe kur ngjitem shkallëve. Kohët e fundit shtypja e gjakut zakonisht është 140/90. Kontrollet dhe ekokardiografinë i bëj zakonisht çdo 6 muaj.
Faleminderit.


PËRGJIGJE:
E nderuara Samire. Nga raporti ekokardiografik, mund të konstatoj se bëhet fjalë për prolaps të valvules mitrale, të përcjellur me regurgitim mitral (kthim të gjakut mbrapsht nëpër valvulen mitrale). Kjo është një sëmundje jo shumë e rrallë, e lindur, e cila ka një prognozë të mirë dhe në shumicën e të sëmurëve, nuk kërkon intervenim kirurgjikal. Në bazë të parametrave ekokardiografik që janë evidentuar tek ju, gjithashtu aktualisht nuk ka indikacion për zëvendësim valvular.
Terapia konzervative (me barna) dhe ndjekja me ekokardiografi çdo 6 muaj deri në një vit, është e mjaftueshme. Në rast të ndryshimit të paramatrave ekokardiografik, në kuptim të rritjes së dimensioneve të dhomave të zemrës, mund të shfaqet nevoja e zëvendësimit valvular në të ardhmen. Vlerësim për këtë, në rastin tuaj, do të duhej të bëhej nga një kardiolog klinicist dhe ekokardiografist me përvojë. Sa i përket mjekimit tuaj, konsideroj se nuk përkon me gjetjet ekokardiografike, sidomos doza e diuretikëve (Lasix dhe Aldactone) që duket të jetë e lartë krahasuar me dimensioned normale të dhomave të zemrës dhe funksionin e shkëlqyeshëm sistolik të ventrikulit të majtë, që ka zemra juaj.
Gjithashtu, marrja e Depo-penicilinave nuk më duket e justifikueshme, meqë tek ju është prezent prolapsi i valvulës mitrale, e jo sëmundja reumatizmale e zemrës.
Me respekt.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Bashkëlidhur gjeni një raport të koronorografisë së një pacienti. Ju lutemi nëse mundeni ta shikoni dhe të na udhëzoni se çka duhet të ndërmarrim: a ka nevojë pacienti për operacion apo vetëm vendosja e ndonjë stende.
Pacienti është 68 vjeçar dhe është i sëmurë edhe nga diabeti.
Presim përgjigjen tuaj sa më të shpejt.


PËRGJIGJE:
Janë dy mundësi alternative për trajtimin e arteries koronare të sëmurë tek ky pacient: trajtimi me angioplastikë koronre dhe implantim të stenteve koronare, dhe me by-pass aorto-koronar. Kjo varet edhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit, nga dëmtimi miokardial i shkaktuar nga mbyllja e arteries koronare, si dhe nga prefernca e të sëmurit.
Hapja e arteries koronare të mbyllyr 100% mund të bëhet me kardiologji intervente, në qendra të avancuara kardiologjike dhe nga kardiologë invaziv me experience në këtë fushë. Natyrisht në siguri 100% të hapjes së arteries së okluduar, nuk garantohet edhe në këto qendra sepse, në një përqindje të konsiderueshme të pacientëve dështon hapja (rekanalizimi) i arteries së mbyllur. Pas rekanalizimit të arteries, bëhet edhe njëherë incizimi me koronarografi, për të vlerësuar se a mund të mbulohet e tërë ngushica me një stent apo dy stente. Është shumë e pritshme se në këtë rast do të jenë të nevojshme dy stente për t’u implantuar, mirëpo, mund të ngjajë që pas implantimit të këtyre stenteve të këtë nevojë edhe për një stent shtesë distalisht nga okluzioni i arteries.
Studimet kanë dëshmuar se të të sëmurët me diabet restenozat (ri-ngushtimet) janë më të shpeshta tek ata te të cilët implantoen stente të thjeshta metalike krahasuar me atë me stente të lyera me barna (drug eluting stents – DES), prandaj tek pacienti aktual rekomandohen këto lloj stentesh.
Studimet kanë treguar se nevoja për revaskularizim miokardial është më e madhe te të sëmurët tek të cilët bëhet implantimi i stenteve koronare, krahasuar me ata te të cilët bëhët bëhët me by-pass (urëzim), që mund të jetë nga arteriet e gjoksit (arteriet mammaria) apo me anë të venave që merren nga vet pacienti. Megjithatë, urëzimi është një ndërhyrje më traumatike, krahasuar me stentet.
Si përfundim, tek pacienti aktual, mbështetur në skemën e gjetjeve koronarografike janë të mundshme të dy rrugët e revaskularizimit miokardial. Qëndrimi për alternativën që do të ndërmerret pas ekzaminimit dhe bashkëbisedimit me pacientin, vullneti i të cilit për zgjedhjen e alternativës së revaskularizimit miokardial.
Me nderime.


Përshëndetje doktor. Jam 16 vjeçar. I kam të hequra bajamet. A ndikon kjo në ndonjë mënyrë tek zemra dhe për punë të zemrës. A është më mirë të frymojmë me hundë apo me gojë (të shumtën e herëve unë frymoj me gojë).
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Heqja e bajameve nuk ka ndonjë ndikim të keq në zemër. Ndërkaq, frymëmarrja me gojë është patologji e rrugëve të frymëmarrjes, prandaj ju rekomandoj që të bëni një konsultë te otorinolaringlogu, për të parë kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes nëpërmjet vrimave të hundës. Është shumë e mundshme se ju keni devijim të perdes së hundës, apo ndonjë patologji tjetër, të cilën ju duhet korrigjuar.
Me respekt.


Përshëndetje doktor. Kur eci nëpër shkallë me shpejtësi, ndjej dhembje gjoksi. Kam qenë te mjeku, më ka preferuar ergometrin. Gjatë testit, nuk pata dhimbje dhe mjeku më tha se sa s’kam probleme me zemër duke më shkruar mialgji interkostale.
Ju lutem doktor, a është e mundur të mos kem probleme me zemër, apo mund ta kem këtë nga lukthi?

PËRGJIGJE
Ergometria është një nga metodat diagnostike joinvazive për sëmundjen koronare, e cila ka rëndësinë e vet. Megjithatë, është metodë me saktësi diagnostike më të vogël se 90%. Ka shumë rëndësi në këtë rast anamneza, kah shkon dhimbja, sa zgjatë, çfarë intensiteti ka, etj., si dhe mosha e juaj, faktorët tjerë të rrezikut: duhani, aktiviteti fizik, diabeti, hipertensioni, etj.
Gjithsesi, ju rekomandoj që të këshilloni edhe njëherë mjekun tuaj, për rivlerësim të gjendjes.


Përshëndetje Prof. Bajraktari, fillimisht e çmoj punën tuaj dhe humanizmin që po bëni. Jam 28 vjeç dhe kam probleme me ritmin e zemrës, ndërrohet shumë shpesh. Ky problem ka një vit që më shqetëso. E kamë bërë EKG, tre herë EHO, dy herë, zemra ka dalë mirë. Qëllimi im ishte që gjatë EKG apo EHO të bëhet ndërrimi i ritmit të zemrës që ta sheh mjeku, sepse tërë kohën më thonë se është ekstra cistomë. Unë jam i sigurt që nuk është, por është ndërrim i pastër i ritmit të zemrës, sepse, ndonjëherë pas ndaljes të ritmit të zemrës dhe fillimit të saj, jo menjëherë, shtypja më shkon deri në kokë në momentin e fillimit të punës së zemrës. Përkundër moshës, bëra gastroskopinë, nuk kisha herni, por vetëm një varrë, një vijëz shumë e hollë nga refluksi që më është shkaktuar. Mjeku më tha që çrregullimet e ritmit të zemrës nuk i kam nga lukthi.
Doktor, më shqetëson shumë ndërrimi i ritmit të zemrës, 15-20 herë në ditë, po frikohem të merrem me sport, anamnezën familjare e kam të mirë.

PËRGJIGJE:
I nderuar, do t’ju kisha rekomanduar të bëni edhe një Holter (EKG 24 orësh apo 48 orësh), për të vlerësuar më mirë çrregullimet eventuale të ritmit dhe llojin e këtyre çrregullimeve dhe pastaj te vizitoheni tek mjeku juaj.
Me respekt.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Jam 19 vjeçar, para 5 viteve e kam bërë ehokardiografinë dhe është regjistruar se valvula mitrale është me shkallë regrutimi të shkalles së parë që konsiderohet si normale, mirëpo tani kam probleme me lukthin, me urth dhe nganjëherë kam disi therje në gjoks dhe më preokupon fakti se a e kam këtë simptomë nga lukthi apo ndonjë çrregullim në zemër.
Me nderime.

PËRGJIGJE:
I nderuar, regurgitimi i shkallë së parë të valvulës mitrale, nuk kërkon ndonjë trajtim specifik dhe konsideroj se ankesat tuaja nuk do të duhej të jenë nga zemra. Një ndjekje me ekokardiografi çdo dy vjet është e rekomandueshme. Ju lutem, konsultojeni mjekun tuaj familjar për të vlerësuar ndonjë patologji eventuale.
Me respekt.


Përshëndetje Dr.Bajraktari. Jam një paciente 23 vjeçe. Ka tre vjet që jam diagnostikuar me CMP-valvulore PVM. Përdori terapi: Aspirin protect 100 mg 1+0+0, Lasix 40 mg 1+0+0, Aldactone 25 mg 0+1+0, Bisocor 5 mg 1/2+0+0. Po ashtu marr amp. Depo-penicillin 1.200.000, çdo muaj. Kam frymëzënie sidomos në ditët e nxehta dhe gjatë natës.
Pyetja ime është kjo: Ka nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjike, sepse edhe mjeku im më ka përmendur një mundësi të tillë, të përmirësimit të valvulës mitrale apo mund të përmirësohet me terapi, pasi që nga diagnostikimi e deri me sot, sëmundja nuk ka përparuar, por gjendet në stadin e njëjtë.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Në fakt në aspektin terminologjik diçka nuk shkon me diagnozën tuaj, por përftohet përshtypje se ju jeni diagnostikuar me prolaps të valvulës mitrale. Gjithashtu, terapia që jeni duke marruar lë shumë dilema, sepse ju jeni duke marrë një terapi për pamjaftueshmëri të zemrës, ndërkohë që po të kishte shenja të tilla klinike, në moshën që ju keni do të korrigjimi kirurgjikal i valvulës mitrale.
Si përfundim, ju rekomandoj që të bëni një ekokardiografi dhe një konsultë kardiologu për të vënë diagnozën e saktë dhe për të marrë rekomandimin e saktë se çfarë duhet të veproni në të ardhmen.


Përshëndetje i nderuar. Vuaj nga hipertensioni arterial dhe diabeti (nga diabeti vuajnë edhe dy prindërit e mi). Jam në moshën 41 vjeçe, çdo 3 muaj i bëje të gjitha analizat, hemogramin, lipidogramin dhe urinën. Përveç sheqerit i cili gjatë ditës lëvizë prej 7.0 – 10.5, të gjitha analizat tjera janë brenda normave të lejuara. Kujdesem në maksimum, përdori ushqim dietal (ha shpesh e ngapak dhe pa yndyrë), merrem me aktivitet fizik (çdo ditë eci 1-1.5 oreë, duhanin dhe alkoholin nuk e përdori. Vazhdimisht marr terapinë për glikemi, Metformin 3×1, Atoris 10mg 1×1. Tricalinin ma ka ndërprerë diabetologu (për shkak të hipoglikemisë gjatë ditës) dhe për hipertension tani përdori  Bisocor 5mg 1×1 në darkë, Tenlop H50/12,5mg 1×1 në darkë dhe Aspirin protekt 1×1 në darkë.

Kam bërë ekografinë dhe ergotestin – puna e  zemrës ka dalë mirë. Po ashtu edhe dopleri i qafës ka dalë mirë. Problemi është se ndonjëherë gjatë ditës (çdo 3-4 ditë) nga një gjendje e mirë që ndodhem, papritmas më dridhen këmbët e deri në kokë. Këto dridhje më përcjellin edhe me ligështim të trupit dhe me humbje të fuqisë në këmbë, në të njëjtën kohë kam edhe rrëqethje, rendim pas koke, ngapak edhe vështirësi në frymëmarrje.  Kjo situatë zgjatë rreth 45 minuta (nganjëherë më kalon edhe pa përdorë terapi). Kam vërejtur  se kur ngritët tensioni në 140/90, më rëndohet koka dhe shumë herë i shkaktoj panik vetes dhe nga shqetësimi tensioni ngritët deri 180/105.

Shqetësohem shumë, nganjëherë bëhem shumë nervoz dhe i mbyllur në vetvete, por edhe nevrikosem për gjëra të kota. Nganjëherë bëhem nervoz edhe me rrethin  familjar. Në lidhje me këto probleme (të dridhjeve dhe rrëqethjeve), diabetologu dyshon për bazë nervore, ndërsa unë i frikohem ndonjë sulmi.  

Si të veproj? Kujt t’i drejtohem?

Me respekt.

PËRGJIGJE:

I nderuar. Kam përshtypjen që ju dhe mjeku juaj keni vepruar shumë korrekt në trajtimin e diabetit. Gjithashtu përjashtimi i sëmundjes koronare, me ergometri, është i rekomandueshëm të diabetiket. Simptomat që ju përshkruani nuk duken të jenë të natyrës kardiovaskulare. Këto simptoma më shumë ngjajnë në periudha hipoglikemie (rënie të nivelit të glukozës në gjak) ose në gjendje anksioze (frike).

Ju rekomandoj që të jeni nën kontroll të mjekut tuaj, për ndjekje të mëtejmë. Gjithashtu një konsultë psikiatri është e rekomandueshme. 


Përshëndetje Z. Bajraktari. Unë jam 32 vjeç nga Prishtina. Më duket se nganjëherë kam rrahje më të ngadalta të pulsit të zemrës sesa që është normale. Zakonisht janë 60-62, por ndonjëherë bien deri në 50-52-54 për një min. Duhet të them se këtë e kam kuptuar shumë rastësisht duke matur shtypjen e gjakut me një matës digjital. Kjo pak më shqetësoi. Për nga natyra jam tip që shqetësohem goxha për probleme të tilla shëndetësore. Përndryshe, unë me asgjë tjetër nuk e hetoj këtë shqetësim. Bëj aktivitete të rregullta fizike, luaj një herë ose 2 futboll në javë, ngas biçikletën, eci çdo ditë minimum një orë, etj. Pyetja ime është, çka duhet të bëj, sa shqetësuese është kjo situatë.
Shumë faleminderit!

PËRGJIGJE:
I nderuar. Rrahjet e zemrës duhet të jenë në kufij nga 60-100 rrahje në minutë. Rrahjet më pak se 60 në minutë quhen bradikardi. Megjithatë, te sportistët, punëtorët fizikë dhe të të gjithë ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, të rrahurat mund të jenë më të rralla se 60 rrahje në minutë. Në këtë grup njerëzish, rënia e të rrahurave e zemrës deri në 50 rrahje në minutë konsiderohet normale. Meqë ju jeni djalë i ri dhe merreni me sport të rrahurat tuaja, të cilat nuk kanë rënë nën vlerat 50 rrahje në minutë, konsiderohen normale. Kështu që, ju rekomandoj që të vazhdoni me aktivitetet tuaja, pa asnjë ndryshim.
Me nderime.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Jam nënë e dy fëmijëve, 33 vjeçe. Pas lindjes së fëmijës së dytë (janar 2009), më është shfaqur tensioni i lartë i gjakut, deri 140-100 apo edhe më lartë, gati se çdo herë me rrinte 130-90. Kam bërë disa kontrolle tek kardiologu. E kam bërë EKG-në e zemrës, gjithçka ka dalë mirë. Doktori më ka thënë se nuk kam kurrfarë problemi me zemër, por më diagnostikoi me hipertension arterial dhe më tha të përdor tableta, Tenlop H50/12.5, x ½, çdo mëngjes. Këtë terapi e kam përdorë gati dy vite. Në kontrollin e fundit, doktori më tha se deri ka fundi i prillit, besoj se nuk do të kem më nevojë fare për tableta, meqë tensioni filloi të më normalizohej 125-85, 120-80. Por, tash disa ditë, po kam dhimbje koke dhe ka filluar tensioni të më ngritët 130-90, nganjëherë edhe më shumë. Tabletat i kam ndërprerë. Doktor, çka më kishit rekomanduar? A paraqet rrezik përdorimi i këtyre tabletave? Doktori më ka këshilluar që të përdori sa më pak kripë, ëmbëlsira, bukë të bardhë, etj.
Pres përgjigjen tuaj. Ju uroj punë të mbarë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Doktori ka vepruar drejt në rastin tuaj. Gjithashtu, jam dakord që të tentohet rregullimi i shtypjes suaj të gjakut me ndërrimin e stilit (mënyrës) së jetë, sipas këshillave që ju janë dhënë. Megjithatë, Ju mund të merrni gjithashtu një opinion të dytë mjekësor tek unë apo te ndonjë kardiolog tjetër.
Me respekt.


Përshëndetje i nderuari dr. Bajraktari. Jam 21 vjeçar dhe jam një sportist. Tash e disa ditë ka filluar të më paraqitet një “therje në zemër”, dhe kjo shfaqet 1-2 herë në ditë. Gjatë kësaj ” therje”, unë nuk mund të ngopem me ajër të mjaftueshëm, dhe kjo zgjatë 10 deri në 15 minuta. Nuk kam qenë ende tek ndonjë mjek, sepse nuk mendoj se është diçka serioze, megjithatë shpresoj dhe dëshiroj qe të më jepni një përgjigje, dhe t’më ndihmoni sadopak.
Me respekt.

PËRGJIGJE:
I nderuar. Dhimbjet e gjoksit gjithmonë duhet marrë seriozisht, pavarësisht se shpesh ato mund të mos jenë nga zemra. Edhepse nuk e keni definuar mirë karakterin e dhimbjes suaj, meqë dhimbja therëse zakonisht nuk zgjatë 15 minuta, do t’ju rekomandoja një konsultë kardiologu dhe një eko zemre, për të përjashtuar sëmundjet e zemrës.
Me respekt.


Përshëndetje Z. Bajraktari. Unë jam 32 vjeç nga Prishtina. Më duket se nganjëherë kam rrahje më të ngadalta të pulsit të zemrës sesa që është normale. Zakonisht janë 60-62, por ndonjëherë bien deri në 50-52-54 për një min. Duhet të them se këtë e kam kuptuar shumë rastësisht duke matur shtypjen e gjakut me një matës digjital. Kjo pak më shqetësoi. Për nga natyra jam tip që shqetësohem goxha për probleme të tilla shëndetësore. Përndryshe, unë me asgjë tjetër nuk e hetoj këtë shqetësim. Bëj aktivitete të rregullta fizike, luaj një herë ose 2 futboll në javë, ngas biçikletën, eci çdo ditë minimum një orë, etj.

Pyetja ime është, çka duhet të bëj, sa shqetësuese është kjo situatë.

Shumë faleminderit!

PËRGJIGJE:

I nderuar. Rrahjet e zemrës duhet të jenë në kufij nga 60-100 rrahje në minutë. Rrahjet më pak se 60 në minutë quhen bradikardi. Megjithatë, te sportistët, punëtorët fizikë dhe të të gjithë ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, të rrahurat mund të jenë më të rralla se 60 rrahje në minutë. Në këtë grup njerëzish, rënia e të rrahurave e zemrës deri në 50 rrahje në minutë konsiderohet normale.

Meqë ju jeni djalë i ri dhe merreni me sport të rrahurat tuaja, të cilat nuk kanë rënë nën vlerat 50 rrahje në minutë, konsiderohen normale. Kështuqë, ju rekomandoj që të vazhdoni me aktivitetet tuaja, pa asnjë ndryshim.

Me nderime.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Jam nënë e dy fëmijëve, 33 vjeçe. Pas lindjes së fëmijës së dytë (janar 2009), më është shfaqur tensioni i lartë i gjakut, deri 140-100 apo edhe më lartë, gati se çdo herë me rrinte 130-90. Kam bërë disa kontrolle tek kardiologu. E kam bërë EKG-në e zemrës, gjithçka ka dalë mirë. Doktori më ka thënë se nuk kam kurrfarë problemi me zemër, por më diagnostikoi me hipertension arterial dhe më tha të përdor tableta,  Tenlop H50/12.5,  x ½, çdo mëngjes. Këtë terapi e kam përdorë gati dy vite. Në kontrollin e fundit, doktori më tha se deri ka fundi i prillit, besoj se nuk do të kem më nevojë fare për tableta, meqë tensioni filloi të më normalizohej 125-85, 120-80. Por, tash disa ditë, po kam dhimbje koke dhe ka filluar tensioni të më ngritët 130-90, nganjëherë edhe më shumë. Tabletat i kam ndërprerë.

Doktor, çka më kishit rekomanduar? A paraqet rrezik përdorimi i këtyre tabletave? Doktori më ka këshilluar që të përdori sa më pak kripë, ëmbëlsira, bukë të bardhë, etj.

Pres përgjigjen tuaj. Ju uroj punë të mbarë.

PËRGJIGJE:

E nderuar. Doktori ka vepruar drejt në rastin tuaj. Gjithashtu, jam dakord që të tentohet rregullimi i shtypjes suaj të gjakut me ndërrimin e stilit (mënyrës) së jetë, sipas këshillave që ju janë dhënë.

Megjithatë, Ju mund të merrni gjithashtu një opinion të dytë mjekësor tek unë apo te ndonjë kardiolog tjetër.

Me respekt.


Përshëndetje i nderuari dr. Bajraktari. Jam 21 vjeçar dhe jam një sportist. Tash e disa ditë  ka filluar të më paraqitet një “therje në zemër”, dhe kjo shfaqet 1-2 herë në ditë. Gjatë kësaj ” therje”, unë nuk mund të ngopem me ajër të mjaftueshëm, dhe kjo zgjatë 10 deri në 15 minuta.

Nuk kam qenë ende tek ndonjë mjek, sepse nuk mendoj se është diçka serioze, megjithatë shpresoj dhe dëshiroj qe të më jepni një përgjigje, dhe t’më ndihmoni sadopak.

Me respekt.

PËRGJIGJE:

I nderuar. Dhimbjet e gjoksit gjithmonë duhet marrë seriozisht, pavarësisht se shpesh ato mund të mos jenë nga zemra. Edhepse nuk e keni definuar mirë karakterin e dhimbjes suaj, meqë dhimbja therëse zakonisht nuk zgjatë 15 minuta, do t’ju rekomandoja një konsultë kardiologu dhe një eko zemre, për të përjashtuar sëmundjet e zemrës.

Me respekt.


I nderuari Prof. Bajraktari. Jam Ardiani nga Prizreni, kam probleme me shtypjen e gjakut. Jam sportist, nuk kam ndonjë simptomë të veçantë, por këtë e kam vërtetuar rastësisht. Pas konsultimeve me mjekë, kam bërë të gjitha incizimet, EKG, Eho të zemrës. Të gjitha kanë dalë mirë, përveç një infektimi në valvulën mitrale është maksomatike dhe është regjistruar një insuf. val mit. e gradës së parë. Kam bërë eho të veshkave, mëlçisë, rrugëve biliare, shpretkës, pankreasit, gjëndrës mbiveshkore, të gjitha janë në rregull. Poashtu, sheqeri në gjak, yndyra janë ne vlera.
Para disa vitesh kam pasur problem me infektim të bajameve, më është sugjeruar heqja urgjente e tyre dhe atë e kam bërë.
Kërkoj një sqarim nga ju, sepse tash më është fiksuar dhe, mendja më rri aty, kurse mjekët më kanë thënë se nuk e dinë prej nga vjen kjo shtypje. Kohët e fundit edhe veshët më tingëllojnë, kam rrahje të pakontrolluara, nganjëherë edhe ndjenjën e mosfunksionimit të zemrës. Ndodh që rrahja e zemrës më ndalon edhe frymëmarrjen, por kjo ndodh zakonisht kur lodhem ose kur vjen koha e gjumit. Gjatë ushtrimeve nuk ndjej lodhje ose diçka të tillë. Kam bërë EKG me ngarkesë dhe më ka dalë mirë, nganjëherë kam edhe disa therje nga ana e majtë.
Flm. Pres përgjigjen.

PËRGJIGJE:
I nderuari Ardian. Nga të dhënat që ju referoni, është shumë e besueshme se ju nuk keni probleme me zemër. Regurgitimi mitral i gradës së parë, që është gjetur tek ju në ekzaminimin ekokardiografik nga ndonjë koleg yni, mund të jetë fiziologjike, pra, nuk kërkon asnjë lloje trajtimi. Pra, nuk keni asnjë arsye për shqetësim dhe ju rekomandoj të vazhdoni jetën tuaj normale. Një ekokardiografi kontrolli çdo dy vjet, për të parë shkallen e këtij regurgitimi është e rekomandueshme. Gjithashtu ju rekomandoj që të jeni nën kontroll të mjekut tuaj familjar.
Me respekt.


Përshëndetje Prof. Bajraktari. Pasi jetoj jashtë Kosovës dhe në pamundësi për të ju vizituar personalisht për arsyeje të ndryshme, ju shkruaj pas konsideratës së thellë që kam për karrierën dhe dijen tuaj në fushën e kardiologjisë.
Jam 26 vjeçar dhe tashmë bëhen 9 vite prej vitit 2002, që kam disa simptoma që më vonë kuptova se quhen “kërcime të zemrës” apo ekstrasistola. Menjëherë pasi që më janë shfaqur këto simptoma, kam vizituar mjekun, kam bërë EKG dhe EHO-n e zemrës dhe sipas mjekut, zemra ime punon siç më kishte thënë ai, si “sahati i hoxhës” në kuptimin që çdo gjë është në rregull dhe sipas tij e gjithë kjo është pasojë e mendimit negativ apo thënë shkurt, me bazë nervore.
Këtë kontroll e kam bërë në vitin 2002, atëherë kur m’u lajmëruan. Nga atëherë asnjëherë më nuk kam bërë kontrolle të tilla, nuk kam probleme, jam duke kryer studimet, kam luajtur futboll, kam jetuar pa asnjë problem dhe deri më tani s’kam pasur asnjë simptomë të ndonjë sëmundje kardiovaskulare. Cigaren e kam pirë, kam filluar ta pi para 4 vitesh, por e kam lënë tash e 6 muaj. Prej vitit 2002 normalisht ekstrasistolat nuk janë ndalur, por paraqiten çdo herë pas ndonjë ngarkese nervore, zakonisht nervoze, por përveç ndjenjës së “ndalimit të zemrës” apo goditjes jashtë normales, nuk kam hasur asnjë problem.
Paraqitja e tyre ne intervale te ndryshme, psh ndonjëherë nuk kam pasur ekstrasistola me muaj e muaj të tërë ose shumë pak disa në javë ose ditë, deri sa ndonjëherë kam pasur ndoshta një muaj ose më shumë rregullisht dhe shumë herë brenda ditës, por pa shkaktuar asnjë problem apo diçka tjetër tek unë përveç prezencës së tyre.
Është interesante se ekstrasistolat kurrë nuk më paraqiten kur nuk mendoj për to ose jam i qetë psikikisht.
Ju lutem, mundësisht të më jepni ndonjë përgjigje apo orientim se çka duhet bërë?
Me shumë respekt, Arbeni.

PËRGJIGJE:
I nderuari Arben. Ekstrasistolat, apo rrahje të zemrës jashtë radhës, mund të jenë pasojë e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, mund të jenë pasojë e problemeve me lukthin, si pasojë e hernies hiatale, por mund të jenë edhe ekstrsistola me etiologji (shkak) të panjohur. Zakonisht, nëqoftëse nuk gjendet ndonjë patologji evidente me anë të ekzaminimeve, si EKG, ekokardiografi, ergometri, etj., siç është rasti juaj, atëherë ato janë ekstrasistola me prognozë të mirë dhe të cilat nuk kanë nevojë për trajtim. Prandaj, meqë ekzaminimet tuaja kanë rezultuar se nuk ka ndonjë shkak për shfaqjen e tyre, ju nuk duhet të brengoseni. Megjithatë, konsulta të herëpashershme te mjeku juaj familjar, janë të rekomandueshme.


Përshëndetje dr Gani. Jam 35 vjeçare, qe 4 vite kam rrahje të shpeshta të zemrës. Ka tre vite që linda fëmijën e tretë, sërish kam aritmi, sidomos para ose pas ciklit. Natën, aritmia më nxjerr gjumin , kam shqetësime, pastaj15 minuta nuk mund te qetësohem. Më parë kam pasur edhe shtrëngime në gjoks, por tashti kam më pak. Aritmia zakonisht më paraqitet kur lodhem ose nevrikosem. Jam duke përdorur, sipas nevojës Presol 50 mg dhe lexaurin 1.5mg (nganjëherë edhe nga dy), por nuk po më ndihmojnë. Yndyra në mëlçi është e shprehur, përdori çaj për dobësim (peshoj 88 kg).
Doktor, çka më këshilloni?
Me nderime.

PËRGJIGJE:
E nderuara Visare. Simptomat tuaja nuk janë shumë specifike për sëmundje të zemrës, dhe në bazë të tyre është vështirë të besohet se ju keni ndonjë sëmundje të zemrës. Do të ju rekomandoja që të bëni një konsultë te mjeku juaj familjar, dhe varësisht nga vlerësimi i tij, mund të vijë në konsiderim edhe konsultë psikiatri dhe kardiologu.


Unë jam Vjollca, nuk e di nëse mund të shpjegoj disa situata të ngjashme.
Përpara disa javësh djalit të xhaxhit 55 vjeç (ishte inxhinier ndërtimi) duke shkuar në objekt pësoi infarkt akut në mes të rrugës u dërgua në spital disa minuta me vonesë dhe megjithëse ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bëri që zemra filloi të punojë, por truri… Qëndroi në gjendja kromatoze, pastaj pulsi i ra dhe vdiq. Ishte një rast që na ka shokuar dhe nuk dinim çfarë të bënim. Jam e shqetësuar pasi në vitin 1993 vëllanë tim në moshën 43 vjeçe me punë inxhinier ndërtimi, duke shikuar TV, i ra (përsëri po e quaj infarkt) dhe vdiq në vend. Në vitin 1998 motra 47 vjeçe, inxhiniere elektrike në gjumë në Itali. Të them të drejtën, jam shumë e shqetësuar pse po ndodhin gjithë këto? Nuk shtrohet mendimi që ishin shumë të nderuar në fushat ku ishin. Në vitin 1998 pata një frikë të tmerrshme dhe kam bërë vizita tek dr. Ahmet Kamberi dhe një Echo te dr. Spiro Qirko, por që prej atëherë nuk rezultoi gjë. Ankthi dhe stresi në disa momente më shoqërojnë dhe ndjehem e frikësuar sidomos p&a

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori