Produkte që nuk kanë afat skadimi – ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen siç duhet (Foto)

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit. Ne po ju rendisim disa prej tyre.
Kripa
Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.
Çokollata e zezë
Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë. Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë. Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës. Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.
Sheqeri
Ashtu si kripa që përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.
Erëzat dhe perimet e thara
Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën. Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.
Mjalti
Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës. Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm. Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.
Uthulla
Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja që nuk ka një afat skadimi. Konservimi i saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi. Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.
Orizi
Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ℃) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.
Salca e sojës
Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)
Aktori hiqet si vrasës me pagesë: Merkel ka paguar për ekzekutimin e Ramës (Video)

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker