Prodhuesit vendorë të qumështit: Produktet tona janë cilësore dhe me çmime më të lira se ato nga importi

Sa janë produktet vendore cilësore edhe a janë çmimet e tyre më të larta se ato që vijnë nga importi, shpesh kjo është temë e diskutimit në Kosovë nga shumë akterë të ndryshëm.
Por, nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) shprehen se prodhimet vendore janë cilësore dhe jo me çmime të larta sesa nga ato që vijnë nga jashtë.
Kryetari i SHPQK-së, Milazim Berisha shprehet se janë ankuar për faktin se janë duke ardhur shumë produkte prej importit, të cilat sipas tij, këto nuk kanë përbërje të qumështit dhe po i shkaktojnë dëm prodhuesve vendorë.
“Vazhdimisht kemi kërkuar që të mbrohen produktet vendore dhe t’iu jepet hapësira për shitje, duke u mbrojtur nga keqpërdorimet e ndryshme, në rast se kemi të bëjmë me produktet, si djathi, gjiza apo produktet tjera të prodhuara me komponentë tjerë”, ka thënë Berisha në një deklaratë për Telegrafin.
Sipas tij, janë duke u shitur produktet që janë nga komponentët tjerë, siç janë vaji i palmës, proteinat e ndryshme e që janë duke shkaktuar shumë dëm prodhimeve origjinale nga qumështi.
“Këto produkte duhet të ndahen në rafte të shitjes e që nuk guxojnë të janë afër atyre që janë nga qumështi. Kjo nuk është duke ndodhur dhe për këtë ka vite që kemi bërë ankesë”, thekson ai.

Berisha shton se produktet vendore janë dukshëm më të lira.
“Produktet vendore së paku janë 10 për qind deri 15 për qind më të lira. Tjetër është kur kemi të bëjmë me produktet që vijnë nga jashtë e që nuk kanë të bëjnë me produktet e qumështit. Ai që nuk ka përmbajtje të qumështit del më lirë, pra prodhohet prej diçka tjetër. Për produktet e jashtme kjo mund të ndodh në momentin që ka stoqe të mëdha dhe është afruar afati i skadimit të tyre për t’i liruar nga stoqet”, shton Berisha.
Edhe Artan Spahija nga qumështorja Vita pohon se produktet vendore janë më të lira se ato që vijnë nga jashtë.
“Ne jemi më të lirë se sa qumështorët që vijnë nga jashtë, ku secili institucion mund ta verifikoj përmes Administratës Tatimore të Kosovës. Për sa i përket qumështit që importohet me cilësi të njëjtë në Kosovë, qumështi Vita është më i mirë dhe më i lirë në treg. Politikat që marketet i bëjmë veç e veç, ne nuk mund të ndërhyjmë. Tregtia është e lirë dhe për këtë secili mund ta vendos marzhën e fitimit”, pohon Spahija për Telegrafin.

Ai ka dhënë edhe mesazh për institucionet, duke kërkuar se duhet të ketë më shumë kontrolle të këtyre produkteve që vijnë nga importi.
“Një mesazh që e kisha dërguar te institucionet është se duhet të kontrollohet hyrja e mallrave nga importi, sidomos të produkteve të qumështit, ku mendoj se aty ka ulje të çmimeve në fatura, ku dihet se cila qumështore i ka të dokumentuara të gjitha në ATK. Një transport prej Bashkimit Evropian për të ardhur në Kosovë është 3-4 cent për litër, pra shpenzime të transportit. Kërkoj nga institucionet që të na përkrahin neve si përpunues të qumështit në Kosovë”, ka kërkuar ai.
Në fund, Spahija potencon se vendet tjera të Ballkanit, shteti i subvencionon përpunuesit e qumështit me vite për t’i dëmtuar prodhuesit e Kosovës.
“Në vendet tjera të Ballkanit, shteti i subvencionon përpunuesit e qumështit me vite, vetëm e vetëm të na dëmtojnë neve këtu në Kosovë. Serbia po na sulmon përmes Bosnjës e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut”, përfundon Spahija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës