Këta maturantë të shkollës së mesme profesionale për elektroteknikë, makineri dhe komunikacion “Vllado Tasevski” po mbrojnë temën e diplomës. Në këtë mënyrë përfundon shkollimi i tyre i mesëm katërvjeçar. Ata mësimin e kanë zhvilluar në një objekt alternativë në lagjen Autokomandë, pasi paralelet mesin në gjuhën shqipe prej dy dekadash tashmë nuk janë pjesë e godinës amë të shkollës në lagjen Aerodrom. Nxënësit ndonëse të kënaqur nga programi mësimor, ankohen për mungesën e kushteve krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas.
“Unë mendoj që nuk duhet me u nda, sepse paralelet maqedone i kanë kushtet më të mira se te ne. Të gjitha aktivitetet që i bëjmë, i bëjmë me të hollat tona”, theksoi Hajrullah Saliu, maturant.
“Të gjithë kishim pas dëshirë që të jemi sikur shkolla tjetër, sikur në Lisiçe që është, ajo është shkolla jonë kryesore, do të kishim kushte më të mira”, pohoi Anisha Bajrami, maturante.
Profesori Uran Tuda, tha se ndarja e nxënësve në këtë shkollë, vite më parë, ishte e nxitur nga politika gjë që duhet korrigjuar. Pavarësisht kushteve momentale, ai apelon semi-maturantët të regjistrohen në këtë shkollë për shkak se programet mësimore do të sjellin punësim të menjëhershëm pas shkollimit të mesëm. Ndërkohë, për kthimin e paraleleve shqipe në shkollën amë ai shprehet se duhet vullnet nga drejtuesit aktual të shkollës.
“Është mëkat nëse nuk rritet numri i nxënësve këtu ….Unë mendoj se kjo ka qenë një akt i politikës dhe jo dëshirë e nxënësve e cila shpresoj që në të ardhmen duhet të korrigjohet”, theksoi Uran Tuda, profesor i sh.m.q “Vllado Tasevski”
Shkolla në fjalë tashmë 7 muaj ka drejtor të ri. Aleksandar Sibinovski nuk përjashton mundësinë e kthimit të nxënësve në objektin qendror por shton se ka mungesë të hapësirave të lira për shkak të numrit të madh të nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase.
“Kemi plane, dëshirojmë të ndërtojmë një pjese me klasa dhe një me zyra të profesorëve. Megjithatë, ajo është një procedurë të cilën nuk mund ta paralajmëroj me ndonjë afat të caktuar e as ta dimë se kur mund të përfundohet”, pohoi Aleksandar Sibinovski, drejtor I sh.m.q “Vllado Tasevski”.
Deri në momentin e rikthimit të paraleleve shqipe në shkollën amë, Sibinovski paralajmëroi përmirësimin e kushteve në shkollën ku mësojnë paralelet shqipe, të krijohen laboratori dhe të njëjtat të pajisen me mjete të nevojshme që nxënësit të mund të realizojnë praktikën e tyre./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj drejtorit të Qendrës për Kulturë në Ohër, udhëtoi jashtë vendit pa nevojë me buxhet të shtetit

Ktheu banesën në “shtëpi bari”, dënohet 56-vjeçari shqiptar në Angli

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet