LAJMI I FUNDIT:

Prizreni me muze të hapur arkeologjik

Prizreni me muze të hapur arkeologjik

Komuna e Prizrenit është e vetmja në Republikën e Kosovës që është bërë me muze të hapur arkeologjik. Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës, Ramadan Muja, tha se synimi kryesor i komunës është futja e Prizrenit në mbrojtje të UNESCO-s. Në këtë projekt drejtoria e turizmit dhe zhvillimit ekonomik ka investuar rreth 10.000 euro.

Gjatë këtij viti, Komuna e Prizrenit është përqendruar me investime në objektet e trashëgimisë kulturore e historike. Kjo me qëllim që qyteti të josh vizitorët dhe njëkohësisht t’i plotësojë kushtet për t’u futur nën ombrellën e UNESCO-s.

Muja ka theksuar se pushteti lokal nuk do i ndalë investimet, për të cilat beson do të kontribuojnë në këtë drejtim. Ndërkaq, arkeologu Vesel Hoxhaj tha se eksponatet e vendosura aty janë mjaftë karakteristike dhe i përshtaten mjaftë mirë kulturës së këtij qyteti të lashtë.

Drejtori i turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Samir Hoxha, është shprehur se artefaktet e vendosura në muzeun e hapur janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin e Prizrenit, ndërsa premtoi pasurimin e tij edhe në të ardhmen. /RTK/Telegrafi/