LAJMI I FUNDIT:

Prizren: Shqyrtohet rrezikshmëria e antenave të telefonisë mobile

Prizren: Shqyrtohet rrezikshmëria e antenave të telefonisë mobile

Pas kërkesave të shprehura nga ana e shoqërisë civile komuna e Prizrenit ka ndërmarrë nismën për kontrollimin e kritereve në bazë të cilave operatorët e telefonive mobile i kanë vendosur antenat nëpër vendet urbane. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me sektorët tjerë të ekzekutivit lokal ka themeluar komisionin punues i cili është duke hulumtuar çështjen e vendosjes së antenave brenda qytetit të Prizrenit.

“Kohë më parë ekzekutivi ka pranuar kërkesën e DMSH-së për krijimin e komisionit përkatës, i cili aktualisht po punon në hartimin e raportit mbi caktimin e rrezikshmërisë së këtyre antenave për shëndetin e qytetarëve dhe kontrollimin nëse ato janë vendosur me lejet përkatëse të pushtetit lokal”, ka thënë drejtori i DMSH-së në komunën e Prizrenit, Sencar Karamuco.

Zyrtari i lartë komunal ka sqaruar se në këtë grup punues janë të përfshirë edhe zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizimit dhe ata të Shërbimeve Publike, dhe meqë bëhet fjalë për një çështje komplekse është kërkuar edhe mbështetja nga agjencitë tjera qendrore.
“Për shkak të mungesës së pajisjeve teknike për matjen e ndikimit të këtyre antenave ne kemi bërë kërkesë në ART dhe në institucionet tjera që të na ndalin në ndihmë. Pas grumbullimit të dhënave dhe analizës së tyre besoj se brenda një kohe të shkurtër do të dalim me raport të hollësishëm, në të cilin do të jepen rekomandime për veprim të mëtutjeshëm për institucionet dhe operatorët e telefonisë mobile”, ka deklaruar Karamuco.

Përderisa komisioni komunal merret me shqyrtimin e kësaj çështjeje, prania e antenave të telefonive mobile aktualisht “dekoron” shumë ndërtesa brenda Prizrenit. Përpos që janë të vendosura në banesa kolektive e shtëpi individuale ato mund të vërehen edhe në komplekse sportive, si në brendi të stadiumit të qytetit dhe të pallatit të sporteve, apo madje edhe në objektet shkollore.


Duke e parë këtë “laramani”, disa muaj më parë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i pat bërë thirrje organeve komunale që të marrin masa për vënien e rregullit në këtë fushë. Kjo organizatë ende insiston se institucionet duhen trajtuar në mënyrë më dinamike këtë çështje. /koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori