LAJMI I FUNDIT:

Prizren, varroset 15-vjeçari që u vra me thikë ditën e djeshme

Prizren, varroset 15-vjeçari që u vra me thikë ditën e djeshme

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët e marra, pasi ishte goditur me mjet të mprehtë pas një përleshjeje mes disa të miturve.

Familjarë, të afërm, nxënës e qytetarë, pasditen e së martës, i kanë dhënë lamtumiren e fundit 15 vjeçarit, L. B nxënës i shkollës së mjekësisë ” Luciano Motroni” në Prizren, i cili dje humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë gjatë një përleshjeje mes disa të miturve.

Një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, që ka ndodhur të hënën pas orës 10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren ka përfunduar tragjikisht për 15 vjeçarin, me inicialet L.B.


Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, njëri nga të miturit e dyshimtë e ka goditur viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, nga të cilat viktima ka humbur jetën.

Zyrtarët policorë kanë pohuar se sipas informatave fillestare rezulton se viktima dhe të dyshuarit tjerë janë nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.

Lidhur me këtë rast tragjik, Prokuroria Themelore e Prizren, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo ngjarje ka tronditur edhe drejtuesit shkollës “Luciano Motroni” si dhe autoritetet komunale në Prizren, të cilët e kanë dënuar rastin./Tv Prizreni

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori