Nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë, në vitin 2003, janë shitur 1290 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore me një vlerë prej mbi 660 milionë euro. Por, edhe pas 13 vitesh, të pa shitura kanë mbetur edhe 1865 asete. Prej tyre, 1685 prona janë brenda territorit të Kosovës, kurse 180 jashtë.
Numri më i madh i kontratave të nënshkruara është në Prishtinë (325 asete ), me një vlerë prej 250 milionë euro.
Sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, gjatë këtij procesi numri më i madh i pronave të shitura, apo mbi 300 janë lokale, pasuar nga tokat bujqësore, kurse 143 janë fabrika.
Zëdhënësi i Agjencia Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, tregon se gjatë procesit të privatizimit para tetë vitesh është realizuar vlera më e madhe nga shitjet, kurse para katër vitesh janë shitur numri më i madh i pronave.
“Sipas raportit të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shihet se vlera më madhe e shitjeve është realizuar në vitin 2006, me mbi 178 milionë euro, kurse në vitin 2012, AKP-ja ka shitur numrin më të madh të pronave. Gjatë këtij viti janë realizuar 163 privatizime, që kanë pasur vlerë të përgjithshme rreth 40 milionë euro”, ka thënë Kaloshi.
Sipas raportit, në këtë proces 85 për qind të pronave të shitura janë blerë nga personat fizik dhe juridik nga Kosova, kurse 15 për qind nga qytetarët e shteteve të ndryshme te botës.
Në këtë kuadër prinë shteti i Greqisë. Ndërkaq, nëse ndahet nga përqindja e tërësishme, diaspora në këtë proces ka blerë rreth 9 për qind të aseteve, me 57 milionë euro.
Pavarësisht këtyre, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vazhdimisht ka kritikuar mënyrën e procesit të privatizimit në Kosovë.
Haxhi Arifi, kryetar i kësaj sindikate, thekson se nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë mbetur pa punë.
“Këto ndërmarrje që janë privatizuar kanë pasur një numër të konsiderueshëm të punëtorëve dhe ata kanë mbetur pa vende pune. Edhe nëse privatizohen ndërmarrjet dhe krijohen ndërmarrje të reja, atëherë numri i punëtorëve nuk është i njëjtë”, thotë Arifi
Ndryshe, procesi i privatizimit, viteve të fundit, është realizuar me një ritëm më të ngadalshëm. Arsyeja e gjithë e kësaj, sipas Ylli Kaloshit qëndron tek bordi jofunksional.
“Në vitin 2014 dhe sidomos në vitin 2015, agjencia është ballafaquar me bord jofunksional që ka ndikuar në ritmin e punës. Bordi i drejtorëve të AKP-së është organ vendimmarrës pa të cilin nuk mund të zhvillohen një varg aktivitetesh të parapara më ligj. Prandaj edhe ka rënë ritmi i punës së agjencisë, sidomos sa i përket shpalljeve të reja të privatizimeve dhe përfundimit të likudimit të ndërmarrjeve shoqërore”, ka deklaruar Kaloshi.
Ndryshe, shumica e ndërmarrjeve të shituara, janë privatizuar me metodën e quajtur ‘spin off’ i rregullt, kurse ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën e ‘spin-off’-it special. Te këto të fundit, privatizimi nuk lejon ndërrimin e destiminit të ndërmarrjes.
Por, jo të gjitha kanë mundur tu përmbahen kontratave të nënshkruara më autoritet kompetente. Katër ndërmarrjeve u janë marrë aksionet dhe janë kthyer në pronësi të AKP-së.
Me fillimin e privatizimit në vitin 2003, ka filluar edhe procesi i kompensimit të punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore. Kompensimi parashihet të realizohet përmes të ashtuquajturit proces i shpërndarjes së 20 përqindëshit i cili bazohet në legjislacionin e përgatitur dhe të aprovuar në atë kohë nga Administrata e UNMIK-ut në Kosovë.
Sipas të dhënave të AKP-së, shuma e tërësishme e fondeve të 20 përqindëshit të shpërndara deri më tani është mbi 105 milionë euro, për më tepër se 43 mijë punëtorë të kualifikuar nga procesi i privatizimit./Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët