LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi proces i varfërimit

Privatizimi proces i varfërimit

Procesi i privatizimit në Kosovë, i drejtuar nga ndërkombëtarët, nuk ka çuar në rindërtim dhe zhvillim ekonomik të vendit, nëse gjykohet sipas objektivave të caktuara nga Shtylla e Katërt e UNMIK-ut. Mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, derisa ndërmarrjet janë shitur në kohën kur vlera e tyre ka qenë shumë e ulët. Për me tepër, dëshmitë në dispozicion tregojnë se procesi ka ndikuar në kufizimin e potencialit socio-ekonomik të Kosovës.

Këto të dhëna dalin nga raporti “Privatizimi në Kosovë”, i publikuar nga Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare, tregon se si ky proces në vend të zhvillimit ka sjellë vetëm varfërim në Kosovë. Raporti, të cilin e ka siguruar Gazeta Express, akuzon direkt ndërkombëtarët e përfshirë në ketë proces, siç ka qenë Shtylla e Katërt e UNMIK-ut dhe ish-AKM-ja. Për të dy këto institucione thuhet se janë ngutur për t’i shitur ndërmarrjet dhe se kanë bllokuar punëtorët kosovarë duke e pritur privatizimin.

“Ky proces ka ngushtuar mundësitë e funksionimit të ndërmarrjeve dhe duke i transformuar ato në para në një periudhë të vlerës së ulët dhe duke mos ndihmuar për punësimin ose mbrojtje sociale pas privatizimit”, tregon raporti.

Gjithashtu, sipas të njëjtit raport, privatizimi ka çuar në humbjen e vendeve të punës, për shkak të administrimit të keq të ndërmarrjeve shoqërore nga UNMIK-u.
Vetëm në vitin 2002 është parashikuar se për këtë arsye i kanë humbur vendet e punës deri në 60 mijë persona. “Sindikata e Kosovës ka përllogaritur se 70 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë, pa pensione dhe pa asistencë sociale, për shkak të privatizimit”, thuhet në raport.


Ndërkaq, për t’i ikur përgjegjësisë në fund të këtij procesi, thuhet së ndërkombëtaret kanë krijuar një mori ligjesh dhe institucionesh, siç është Oda Speciale e Gjykatës Supreme dhe në fund kompetencat i ka kaluar tek AKP-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori