“Privatësia” me pasoja publike
Përmbajtja e telefonatave ndërmjet zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës të publikuara në opinion, ka shpjeguar në mënyrën më bindëse dhe më gjithëpërfshirëse shkakun e mjerimit që e ka pllakosur shtetin tonë në të gjitha sferat e jetës. Gjuha komunikuese e zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiakë, kanë nxjerrë në pah si kurrë më parë nivelin e tyre tepër të ulët kulturor dhe intelektual. Bisedat telefonike të këtyre zyrtarëve të lartë publik dikush mund t’i quajë private, por ato kishin përmbajtje me pasoja negative publike.
Qeveria e Kosovës është orvatur që ta mohoj vërtetësinë e telefonatave, të cilat i kishte përgjuar misioni i EULEX-it. Qeveria e jonë reagoi menjëherë pas publikimit të bisedave telefonike, duke thënë se ato janë tërësisht të falsifikuara. Mirëpo, reagimi i EULEX-it përkitazi me këtë çështje iu dha fund të gjitha deklaratave hipokrite të Qeverisë sonë. Qeveritarët dhe bashkëpunëtorët e tyre tashmë po mundohen që debatin për skandalin e fundit ta zhvendosin nga përmbajtja e telefonatave në ligjshmërinë e publikimit të tyre. Nuk mund të ketë dhe as nuk duhet të ketë kurrfarë privatësie në dëm të publikes dhe të interesit të përgjithshëm.
Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, në audio-incizimet e publikuara e kanë dëgjuan me veshët e tyre Kryeministrin Hashim Thaçi, duke i quajtur një pjesë të tyre “zagarë”. Kjo fyerje e rëndë ndaj qytetarëve të Malishevës i tronditi të gjithë qytetarët, pavarësisht rajoneve dhe bindjeve politike të tyre. Këto audio-incizime e dëshmuan edhe një herë se Kryeministri Thaçi e dikton dhe e imponon agjendën e Kuvendit përmes kryeservilit të tij Adem Grabovci. Përveç këtyre, Thaçi në një moment e quan kryeparlamentarin Jakup Krasniqi – “Jakupovski”. Ky zgjatim që Thaçi ia ka bërë emrit të kryeparlamentarit Krasniqi, është prapashtesë sllave. Këto veprime dhe deklarime të Thaçit tregojnë se çka mendon ai realisht për qytetarët, veprimtarët dhe institucionet në përgjithësi.
Protagonisti i të gjitha audio-incizimeve, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, me cinizëm i shau me nënë të gjithë deputetët e Kuvendit. Grabovci u dëgjua edhe duke intervenuar për ta punësuar një familjar të tij tek Ministrja Vlora Çitaku. Ajo që do të duhej të punonte për integrime evropiane, na tregoi qartë se merret me integrimin – punësimin e njerëzve të afërt të qeveritarëve dhe bashkëpartiakëve të saj në institucione. Me njerëz të tillë partiakë dhe qeveritarë, integrimet evropiane janë utopike. Adem Grabovci me raportimin e tij te ish- shefi i SHIK-ut Kadri Veseli, na dha edhe një dëshmi që ky i fundit edhe pse zyrtarisht është vetëm anëtar i thjeshtë partiak, praktikisht e luan rolin e njëfarë shefi të institucioneve qendrore.
Republika e Kosovës me udhëheqësit e tanishëm që u vetdeklaruan në telefonatat e përgjuara se janë mafiozë, po bëhet gjithnjë më e dobët dhe më e varfër. Institucionet dhe resurset publike po keqpërdoren egërsisht nga pushtetarët qendrorë dhe lokalë. Raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe vendore po e vërtetojnë përsëri këtë gjendje. Një raport i organizatës Transparency International, i publikuar së voni, e ka renditur Kosovën për korrupsion afër Algjerisë, Armenisë dhe Bolivisë. Ndërsa, raporti i Institutit për Studime të Avancuara GAP, për qeverisjen lokale dy vite pas zgjedhjeve të fundit, ka evidentuar keqpërdorime të shumta nëpër komuna. Raporti i GAP-it ka shpërfaq problemet e shumta që përballen qytetarët dhe shpenzimet enorme të zyrtarëve komunalë për dreka, darka, telefona dhe derivate. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet tej mase luksi dhe pasuria e politikanëve mafiozë, përderisa po shtohet numri i familjeve që po kërkojnë asistencë sociale.
Sikur të kishim një sistem të drejtësisë të paanshëm dhe efikas, përmbajtja e telefonatave të përgjuara dhe informata të tjera që i ofrojnë personat dhe subjektet e ndryshme, do të shërbenin si bazë për hetime dhe rrjedhimisht edhe ndëshkimin e zyrtarëve shtetërorë.
Ne kemi shembuj edhe në rajon se si duhet të mbrohet shteti nga abuzuesit e ndryshëm. Të gjithë u bëmë dëshmitarë të dënimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader për korrupsion nga gjyqësia e këtij shteti. Shteti kroat për një kohë relativisht të shkurtër ka arritur një zhvillim të lakmueshëm ekonomik dhe social. Kroacia tashmë veçse e ka realizuar edhe aspiratën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Pak muaj na ndajnë nga përvjetori i shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ky përvjetor i pavarësisë po na gjen me problemet pothuajse të njëjta që i kishim para pesë viteve kur u shpallë pavarësia. Shteti i jonë për dallim nga Kroacia dhe vendet e tjera fqinje ka stagnuar në të gjitha fushat shoqërore. Padyshim që pavarësia nënkupton mundësi për progres të përgjithshëm, por nëse nuk qeverisin njerëz që vërtetë ia duan të mirën vendit, atëherë ajo mbetet vetëm potencialitet për zhvillim real. Për
të ndryshuar pozitivisht rrjedhën e ngjarjeve, qytetarët duhet të bashkohen dhe të veprojnë politikisht, sepse vetëm kështu bëhen të pushtetshëm. Kur qytetarët kanë pushtet publik, politikanët e kanë të pamundur privatizimin e sferës publike. Ekzistenca e publikes ka rëndësi jetike, ngase mundëson pjesëmarrjen e të gjithëve në të mirat e përbashkëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker