LAJMI I FUNDIT:

Prishtina do të debutojë në Ligën ENBL

Prishtina do të debutojë në Ligën ENBL

Skuadra më e trofeshme kosovare në garat vendore dhe ndërkombëtare, Sigal Prishtina do të debutojë gjatë fundjavës në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit janë në Grupin A së bashku me Polski Cukier, TalTech/Optibet, Budivelnyk, Kalev/Cramo, Zielona Gora dhe Siauliai.

Prishtinasit do të zhvillojnë dy ndeshje, të shtunën dhe të dielën në Tallinn të Estonisë.


Të shtunën nga ora 16:00 do të ndeshen me Budivelnyk nga Ukraina që garon në Ligën Ballkanike, ku kishte pësuar nga Peja dhe fitoi ndaj Bashkimit. Sfida e dytë për bardhekaltrit do të jetë të dielën nga ora 15:00 kundër Kalev/Cramo, ku bardhekaltrit ishin përballur ndaj kësaj skuadre në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke pësuar 98:61.

ENBL është themeluar në verën e vitit 2021 për klubet profesionistë të meshkujve nga Evropa Veriore, Qendrore dhe Lindore.

Është krijuar për klubet që dëshirojnë të konkurrojnë ndërkombëtarisht në një nivel të lartë. Edicioni i parë përfshin skuadra nga Polonia, Ukraina, Republika Çeke, Lituania, Letonia, Estonia, Bjellorusia, etj.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori