LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nuk e mposht dot as Dritën

Prishtina nuk e mposht dot as Dritën

Kampioni aktual i Kosovës nuk ka arritur ta mposhtë skuadrën e Dritës, me të cilën barazoi si vitin e kaluar me rezultat 0-0.

Në stadiumin e kryeqytetit në Prishtinë kishin ardhur rreth 1000 tifozë për ta përcjellur këtë ndeshje në një mot të mirë, të cilën në fund u dëshpëruan nga rezultati përfundimtar.

Bardhekaltërit luajtën diçka më mirë këtë takim dhe patën disa raste shënimi të cilat nuk arritën t’i konkretizojnë. Ndërsa, në anën tjetër, mysafirëve nga Gjilani iu anulua një gol i shënuar nga Leutrim Pajaziti në minutën e 60-të, për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të takimit u zhvillua një lojë e tensionuar dhe e shpejtë, por rrjetat nuk u tundën. Me këtë barazim, Prishtina ka tubuar 24 pikë dhe renditën në pozitën e katërt në tabelë, duke dëshmuar kështu se nuk është ‘kërkah’ me formën që pati vitin e kaluar. Ndërsa, Drita me këtë barazim mbetet sërish në pozitën e gjashtë me 23 pikë.


Raiffeisen Superliga, java e 16-të:

Fushë Kosova : Llamkos Kosova 0-2
Prishtina : Drita 0-0

Nesër takohen:

Trepça ’89 -:- Hysi
Ferizaj -:- Trepça
Besa -:- Drenica
Ferronikeli -:- Hajvalia

/Telegrafi/