LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ndan mirënjohje për nxënës të dalluar

Prishtina ndan mirënjohje për nxënës të dalluar

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës i ka ndarë 79 mirënjohje për nxënësit fitues të garave të organizuara nga kjo komunë në fusha të ndryshme.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se është e lumtur që i sheh nxënësit që arrijnë sukses të lartë në fusha të ndryshme të arsimit.

Komuna e Prishtinës tash e tri vjet me radhë organizon gara të nxënësve në fusha të ndryshme me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim.


Sivjet komuna për të gjithë fituesit e vendeve të para, dyta dhe të treta ka ndarë edhe mirënjohje së bashku me nga një libër.

pr2