Pas Prishtinës në konkurrencën e meshkujve dhe Kastriotit në atë të femrave (skuadra tashmë të eliminuara), radha për t’u paraqitur në arenën ndërkombëtare u ka ardhur edhe hendbollisteve të Prishtinës, të cilat kishin fat me rastin e hedhjes së shortit dhe do të paraqiten në rrethin e tretë të garave në Challenge Cup. Prishtinaset ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 10 nëntor në Bazel të Zvicrës dhe për rivale do t’i kenë hendbollistet e SG Basel Regio, skuadër kjo që debuton në garat evropiane.
Natyrisht se është ky rast i mirë për vashat bardhekaltër, ndonëse duhet thënë Prishtina është larg cilësisë së shfaqur viteve të fundit si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Prishtina ka pësuar shumë ndryshime, është dobësuar dukshëm pasi pothuajse përbërja e parë është larguar dhe kjo është vërejtur qartë edhe në fillim të edicionit të ri, ku Prishtina ka pësuar dy humbje. Nuk janë këto të vetmet telashe me të cilat preokupohen drejtuesit e kësaj skuadre.
“Ditëve të fundit nuk kemi pasur as kushte të mira për stërvitje, pasi për shkak të fushatës me rastin e zgjedhjeve në vendin tonë, palestra ishte e zënë dhe ne detyroheshim të shkojmë edhe në fitnes vetëm që mos të humbin stërvitje. Pastaj edhe me viza doli shumë punë, sepse çdo ditë kërkohet diçka e re nga dokumentacioni dhe ky është maltretim për të gjithë, por shpresoj se nuk do të dalin pengesa tjera”, thotë Zijavere Salihu, trajnere e Prishtinës, e cila nuk e humb besimin se vashat mund të bëjnë diçka nga dy ndeshjet me skuadrën zvicerane.
“Është e vërtetë se ne jemi dobësuar, por po mundohemi që ta arrijmë nivelin që e kemi pasur, madje ta tejkalojmë. Në fillim të kampionatit ishte shumë vështirë pasi përveç mungesave të shumta, në çastet e fundit mbetëm pa portiere, kështu që u detyruam ta marrim nga radhët e pioniereve. Kemi edhe dy përforcime nga Maqedonia, por të cilat nuk janë fare më cilësore se hendbollistet që i kemi”, thotë Salihu. Sipas saj, “me njohuritë që i kemi, as skuadra zvicerane nuk është shumë cilësore, por vjen nga një shtet i fortë dhe ka gjasa që ato të jenë përforcuar me hendbolliste cilësore, kurse ne nuk e kemi këtë mundësi”, shprehet dikur hendbollistja më e dalluar e Prishtinës, Zijavere Salihu.
Ekspedita e Prishtinës pritet që për në Bazel të udhëtojë më 9 nëntor, ndërsa ndeshjen e zhvillon të nesërmen më 10 nëntor, në orën 17:00. Duhet theksuar se në radhët e skuadrës zvicerane luan edhe kosovarja Flaka Dervishaj (vajza e ish volejbollistit dhe tani trajnerit me nam Bujar Dervishaj). Në garat e edicionit të kaluar Prishtina kishte eliminuar skuadrën greke GAS Megas Alexandros kurse më pas është mposhtur nga skuadra sllovene Zagorje. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin
A mund të largohet Haaland nga Man City në verë? Zbulohet klauzola e mega kontratës
Yaya Toure mbyll debatin, zgjedh më të mirin mes Drogba dhe Salah
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti