Rajoni i Prishtinës është me numrin më të madh të përdoruesve të drogës në Kosovë. Kështu u tha në një debat të organizuar nga Policia e Kosovës dhe OSBE-ja, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga.
Numri i përdoruesve të substancave narkotike në tërë Kosovën, është rreth 3 mijë. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë regjistruar 283 raste të posedimit të këtyre substancave dhe 185 raste të konsumimit, kurse përdoruesit më të shumtë janë ata të moshës 22 deri 35 vjeçare.
Në këtë konferencë u tha se në Kosovë kultivimi i drogave është i vogël, ndërsa ekzistojnë disa vende në të cilat gjenden edhe bimë të egra kanabisi, por që punohet të asgjësohen menjëherë pas identifikimit të tyre.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se Kosova tani ka një strategji kundër narkotikëve dhe se institucionet e vendit janë duke bashkëpunuar në luftimin e narkotikëve.
Ai theksoi se në Kosovë kemi një prezencë të vogël të drogave dhe se për këtë ka ndikuar edhe ngritja e çmimit të tyre.
“Kemi një prezencë më të vogël të drogave në Republikën e Kosovës që qarkullojnë, kemi një numër të qarkullimit të heroinës në Kosovës si pjesë të ashtu quajturës rruga ballkanike. Gjithashtu, ka një ngritje të çmimit të narkotikëve që dëshmon se prezenca është më e vogël në treg. Jemi të vetëdijshëm që me rënien e Lazaratit dhe të disa trevave në Shqipëri, Kosova do të jetë njëri nga shënjestrat e narko – grupeve që tentojnë ta shndërrojnë Kosovën si vend ku kultivohet. Në vitin 2015, në gjithë Republikën e Kosovës ka arritur që të ketë vetëm rreth 2 mijë e 500 rrënjë kanabis, që do të thotë ka një sasi shumë të vogël”, tha ai.
Mustafa kërkoi që kur flitet për grupet e narkomanëve në trojet shqiptare apo në vendet e tjera të potencohet edhe vendi i origjinës së tyre, pasi institucionet e Kosovës nuk janë përgjegjës për të gjithë shqipfolësit.
“Kur flitet për narko – grupet e ndryshme, flitet për kategorinë e të ashtu quajturve shqipfolës. Ne si institucione të Kosovës kemi deklaruar se kjo është një lloj diskriminimi që bëhet në paraqitjen e këtyre raporteve, sepse në fund të fundit institucionet e Kosovës nuk janë përgjegjës të japin llogari për zhvillimet në fushën e narkotikëve që mund të zhvillohen nga qytetarë shqiptarë që mund të vijnë nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët ose që jetojnë në shtet e ndryshme. Prandaj, ne kemi kërkuar që kur të flitet për qytetarët e Republikës së Kos ovës dhe të mos flitet për qyfterët me përkatësi etnike që mund ta ketë një grup i narko dilerëve të vende të ndryshme”, tha ai
Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, tha se shifrat e përdoruesve të substancave narkotike nuk është alarmante në krahasim me vendet e tjera, derisa bëri të ditur se Prishtina është qyteti me më së shumti narkomanë në Kosovë.
“Bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe e vetmja mundësi për me i parandalua këto raste është një bashkëpunim me të gjithë sepse vetëm ne se qoftë ministritë e tjera pa përkrahje të qytetarëve e kemi mjaftë të vështirë. Shifrat në krahasim me vendet e tjera nuk janë alarmante në Kosovë. Por, sidoqoftë ne duhet të punojmë që sa më shumë t’i zvogëlojmë këto raste. Tani për tani rajoni më i prekur, po flasim për posedues, është Prishtina pasi ka edhe numëron më të madh të qytetarëve. Pastaj kemi raste pa më shtuara në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës”, tha ai.
Përfaqësuesja e OSBE-së, Shpresa Mulliqi theksoi se Kosova nuk është rast i veçantë në luftimin e drogave pasi edhe policitë e vendeve të zhvilluara ndonjëherë dështojnë në kapjen e grupeve kriminale që merren me narkotik.
“Policia e Kosovës, Doganat të gjithë punojnë shumë dhe i kanë bashkërenduar veprimet e tyre për uljen e importit të drogave në Kosovë, mirëpo grupet kriminalegjejnë rrugë të tjera përmes të cilave mund të qarkullojn ë dhe mund të hyjnë në Kosovë. Kosova nuk është rast i veçantë që dështon shpesh për t’i ndalë 100 për qind hyrjen e drogës në Kosovës, sepse edhe vendet e botës që janë shumë të avancuara dhe kanë teknologji shumë më të sofistikuar dhe prezencë shumë më të madhe të forcave të sigurisë dështojnë ta bëjnë këtë. Mirëpo, ajo që harrohet shpesh të përmendet në mediat tona dhe në shoqërinë tonë është fakti se Policia e Kosovës shpesh ndihmon vendet e rajonit për t’i kapur këto grupe kriminale dhe ato grupi kriminale identifikohen nga policia e Kosovës, por kapen në vende të tjera. Kjo është për arsye taktike për të parë se cila është rruga, por që këto raste tek ne nuk raportohen”, tha ajo.
Ndërkaq, në sipas statistikave ndërkombëtare rreth 200 milionë njerëz në botë së paku njëherë kanë provuar një lloj të substancave narkotike, ndërsa nga këto substanca çdo vit vdes in rreth200 mijë njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A